Schulz njihet me Durrësin, viziton muzeun arkeologjik

468
Kreu i Parlamentit Evropian Martin Shulc e ka kaluar në Durrës mbrëmjen, ku i shoqëruar nga ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, u pritën nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.
Të shoqëruar nga një cicerone grupi është njohur me Durrësin antik gjatë vizitës në muzeun arkeologjik të qytetit.
Interesi i Shulz për të kaluarën bizantine të Durrësit ishte aq i madh, sa kryeparlamentari dëgjoi me kureshti dhe vëmendje, cdo shpjegim për periudhat në të cilat kishte kaluar zhvillimi i qytetit.
Veprat arkeologjike të ekspozuaraë tërhoqën vëmendjen e kryeparlamentarit evropian, i cili u njoh me qytetërimin antik të Durrësit
Vizita e Schulz vijoi përgjatë Vollgës, sic njihet nga durrësakët shëtitorja Taulantia, ku iu bashkua turistëve të shumtë në xhiron e darkës.
Sfinksi në zonën e bryllit, një investim i muajve të fundit i bashkisë së Durrësit, një destinacion mjaft i frekuentuar turistik, mbylli vizitën e europarlamentarit në qytetin bregdetar.
Sigal