Schultz përtej takimeve zyrtare në Tiranë, gira në Polici

428
Simpatik kryetari i Parlamentit Europian Martin Schultz, që përtej takimeve zyrtare dhe mesazheve serioze, ka shpalosur në Tiranë dhe natyrën e tij sportive. Në kuadër të vizitës së tij dy ditore zyrtare në Tiranë, kryetari i Parlamentit Europian Martin Schultz është ndalur në akademinë e Policisë. Aq shumë e ka tërhequr këndi i girave sa gjermani është zbavitur duke bërë stërvitje me gira.
Ministri Sajmir Tahiri dhe kreu i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa më pas e kanë shoqëruar kreun e PE dhe në një minifushë futbolli duke lejuar zyrtarin e lartë evropian të shpalosë talentin si futbollist. Nga pika e bardhë ku gjuhet një penallti, Schultz ka gjuajtur një top rrjepacak dhe ka shënuar një gol, ndërsa zyrtarët tanë të lartë policisë e kundronin tërë ëndje.
Një gol ky që vjen pas deklaratës së fundit që i bëri kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, ku mesazhi që përçohej ishte negociatat për anëtarësim në BE nuk hapen në vitin 2015. Mbetet të zbardhet misteri i topit, pse ishte aq rrjepacak kundrejt një zyrtari klasik si Martin Schultz.
Sigal