Schlein: Reforma në Drejtësi, kusht për negociatat

515
Zv/Kryetarja e delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, Elly Schlein thotë se kërkesat kryesore për klasën politike shqiptare janë finalizimi i Reformës në Drejtësi, zbatimi i plotë i Ligjit për Dekriminalizimin dhe përfundimi i Reformës Zgjedhore.
Elly Schlein – Eurodeputete: “Kërkesa jonë kryesore është finalizimi i Reformës në Drejtësi. Pas një viti e gjysëm përpjekjesh me përfshirjen e komunitetit ndërkombëtar, institucioneve europiane dhe Këshillit të Europës, edhe qytetarët shqiptarë që mbështesin fort këtë reformë konsiderojnë se tani ka ardhur koha që kjo reformë të aprovohet, në mënyrë që të mundësohet hapja e negociatave të anëtarësimit. Ne u thamë shumë hapur: Ju lutem mos e humbni këtë rast, pasi nuk e dijmë sa kohë do të duhet që të paraqitet sërish një rast i tillë për hapjen e negociatave”. Eurodeputetja Schlein thotë se është mirëpritur aprovimi i Ligjit për Dekriminalizimin duke kërkuar që ligji të zbatohet të zbatohet siç duhet dhe në kohë. Ajo vlerëson edhe Reformën Zgjedhore si shumë të rëndësishme për të siguruar zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Sigal