Sarandë – Protestojnë të rinjtë e FRPD-së: Qindra të rinj po largohen nga vendi, kambanë alarmi

468
Sigal

Të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Sarandës e Delvinës, protestuan sot para Bashkisë së Sarandës. Ata ngritën pankarta kundër qeverisjes lokale e qendrore, në një protestë paqësore në kuadër të 8 dhjetorit që fokusin e kishte tek papunësia e varfëria.

Kryetar i FRPD Sarandë, Jolio Dine u shpreh se “qindra të rinj janë larguar e largohen dita-ditës nga qyteti e fshatrat duke emigruar në Europë e Amerikë për shkak të papunësisë e pamundësisë ekonomike”.

“Kjo duhet të jetë kambanë alarmi për këdo, por sidomos për ata që bëjnë të shurdhin dhe të verbrin pasi janë drejtpërdrejtë autorë të këtij ‘krimi shtetëror’”, tha ai.

Të rinj të tjerë që morën fjalën, akuzuan qeverisjen lokale për paligjshmëri dhe papërgjegjshmëri, si dhe për shpërdorim të fondeve publike dhe mungesë investimesh.