SARANDË/ Kryebashkiakes Koka, i ikën “koka” e tatimeve, bashkia fundoset nga krimi me të ardhurat

30

 

Kjo (dorë)heqje e shefit të dytë të
taksa-tatimeve të bashkisë së Sarandës nuk ka lidhje me arsye shëndetësore, por
thuhet se shkak janë pazaret e pista me taksat e 300 subjekteve që nuk janë
përfshirë në skemën fiskale të planifikuar për t’u arkëtuar dhe, sipas burimit
të bashkisë, aktualisht 1000 subjekte lejohen qëllimisht që të mos paguajnë
detyrimet fiskale

 

Brenda
gjashtë muajve vjen dorëheqja e dytë e shefit të taksa-tatimeve të bashkisë së
Sarandës. Dorëheqja e parë u bë në muajin qershor, por nuk u pranua nga kryetarja
e bashkisë. Duket se këtë radhë dorëheqja është e parevokueshme. Sipas burimit
të sigurt të gazetës”Telegraf” në bashkinë e Sarandës, shefin e dorëhequr të
taksa-tatimeve Bujar Allushi, mendohet se do ta zëvendësojë përkohësisht nënkryetari
që mbulon financat, pensionisti i stazhonuar Jorgo Mitro. Skandalet financiare
që kanë përfshirë bashkinë e Sarandës dhe të denoncuara në faqet e gazetës “Telegraf”,
kanë sjellë edhe këtë produkt, që pensionisti do të mbulojë këto shkelje në
taksa-tatimeve, ndaj shteti duhet t’i thotë, stop këtij emërimi të përkohshëm. Gazeta “Telegraf”, ka siguruar
dokumente zyrtare që vërtetojnë mos planifikimin për arkëtimin e detyrimeve
fiskale, i cili në vetvete përbën evazion fiskal dhe, aktualisht ky evazion
është i realizuar, në shkelje të ligjit për evazion fiskal, sipas të cilit
penalizohet edhe administrata e jo vetëm subjekti. Kjo (dorë)heqje e shefit të
dytë të taksa-tatimeve të bashkisë së Sarandës nuk ka lidhje me arsye shëndetësore,
por thuhet, se shkak janë pazaret e pista me taksat e 300 subjekteve që nuk
janë përfshirë në skemën fiskale të planifikuar për t’u arkëtuar dhe, sipas
burimit të bashkisë, aktualisht 1000 subjekte lejohen qëllimisht që të mos paguajë
detyrimet fiskale. Për më gjerë, në vijim do të njiheni me një dosje speciale…