“Santo”, Berisha: Tahiri takoi Bamin, e dinte se ishte i dyshuar për vrasjen e bankierit

419
Ish-Kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar ministrin e Punëve të Brendshme, Sajmir Tahirin se ka disponuar informacione se Durim Bami, person i përfolur për çështjen ‘Doshi’ është i dyshuar për vrasjen e bankierit Artan Santo.
Berisha pohoi se ‘edhe pse kishe dyshimet se Bami ishte autor i vrasjes së Santos, ti e takove’. Nga ana tjetër, deputeti i Partisë demokratike tha se Tahiri mohoi faktin se pak para vrasjes së Santos, ky i fundit e kishte telefonuar.
“Ky thotë Bami ishte i dyshuar për vrasjen e Santos. Santo i ka telefonuar para pak çastesh Tahirit. Por më pas e mohoi. Ti e paske ditur që Bami ishte i dyshuar për vrasjen e Santos. Po si mund të takoje ti autorin e vrasjes më të rëndë që ka ndodhur në Tiranë?”, tha Berisha.
Artan Santo, mbeti i vrarë një vit më parë, në qershor të 2014-¬ës para zonës së ish-Bllokut. Deri më tani vrasja e tij nga ngelur pa autorë.
Sigal