Samiti kundër terrorizmit, Rama: Koalicion i përbashkët për ta luftuar

415
Kryeministri Edi Rama ka folur në Samitin kundër terrorizmit në mbarë botën. Duke u shprehur se terrorizmi dhe ekstremizmi fetar është një kërcënim që rrezikon paqen në botë, kryeministri shqiptar theksoi se duhet bashkëpunim dhe një koalicion i përbashkët për ta luftuar. “Kërcënimi nga radikalizmi fetar dhe terrorizmi kërkon bashkëpunim. 

Shqipëria do të jetë përkrah SHBA në luftën kundër ekstremizmit. Ndaj ISIS duhet ndërhyrje ushtarake. Ne në Ballkan duhet të adresojmë problemet dhe të bashkëpunojmë. Duhet të ketë një thirrje për brezat e rinj në mbarë botën që të shohin paqe dhe jo gjak në mbarë rruzullin. Në Shqipëri do të prezantojmë një reformë që çdo i ri të edukohet për të pranuar më së miri kulturën e të gjitha vendeve”, tha kryeministri Rama.
Sigal