Samiti i Vjenës, Rama: Me rëndësi hapja e negociatave

389
Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Samitit të lidërve të Ballkanit Perëndimor në Vjenë nënvizoi se Ballkani ka nevojë për qasje strategjike nga Bashkimi Evropian. Rama u ndal tek reforma në arsimin e lartë në vendin tonë. Sipas tij, kjo reformë synon rritjen e cilësisë në arsim. Ndër të tjera Rama tha se vendet duhet të jenë të bashkuar, ndryshe nuk bëjnë dot asgjë.
‘Nuk kam ndërmend të them se cfarë progresi kemi bërë, por Ballkani ka nevojë për një qasje strategjike nga Europa. Kjo është mjaft e rëndësishme. Me reformën në arsim qëllimi ynë ishte cilësia në arsim. Është i nevojshëm një sistem arsimor dual në Shqipëri, pra duhet një sistem i përshtatshëm që jo të gjithë studentët të shkojnë jashtë vendit. Pra të jetë një sistem arsimit i njëjtë, atë që studentët tanë kërkojnë atje ta gjejnë këtu. Në bullgari vetëm 14% e të rinjvë kërkojnë të qëndrojnë në vend, pjesë tjetër duan të largohen. Është e nevojshme që të hapim negociatat sepse duhet ti tregojmë të gjithëve se vendi ynë Ndodhet në europë. vendi ynë është me rregulla dhe duke zbatuar këto rregulla do të na bëjnë ne të ecim përpara’ u shpreh kryeministri Rama.
Sigal