Samiti i Letonisë – Sipërmarrësit kinezë ofrojnë mbështetje për të investuar në Shqipëri

402
Sigal

Në samitin  mes Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, që zhvillohet në Riga të Letonisë, kryeministri Edi Rama,  ka vlerësuar dhe ka inkurajuar binesin kinez që të investojë në vendin tonë. Kryeministri Rama  u takua  me homolugun, Li Keqiang, nga ku ka mori sigurinë se qeveria Kineze  do mbështesë kompanitë  të investojnë në Shqipëri. 

Kryemisnitri Edi Rama ka vlerësuar investimet  kineze në vendin tone, duke inkurajuar sipërmarrës të tjerë ti drejtohen Shqipërisë.

Duke marrë pjesë në samitin mes Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, që zhvillohet në Riga të Letonisë,  kreu i qeverisë Rama në takim me homologun kinez Li Keqiang vlerësoi  marrëdhëniet mes dy vendeve tona,  ndërsa  falenderoi qeverinë kineze  për inkurajimin që sipas tij i jep  kompanive shtetërore e private për të investuar në Shqipëri.

Nga ana e tij kryeministri kinez, Li Keqiang, siguroi   se mbështetja e qeverisë kineze ndaj kompanive që investojnë në Shqipëri do të vazhdojë edhe në fusha të tjera, si energjia dhe infrastruktura.

Ndryshe, sot Kina renditet si partneri i dytë tregtar më i madh i Shqipërisë me 7.7% të vëllimit të përgjithshëm tregtar.

Nisma 16+1 synon të thellojë dhe zgjerojë bashkëpunimin mes vendeve pjesëmarrësve, 11 prej të cilave janë vende anëtare të Bashkimit Europian.