Samiti i Kinës me vendet e EQL – Kryeministri Rama ndodhet në Riga të Letonisë

460
Sigal

Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në samitin mes Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qëndrore dhe Lindore, që zhvillohet në Riga të Letonisë.

Nisma e quajtur 16+1, synon të thellojë dhe zgjerojë bashkëpunimin mes vendeve pjesëmarrëse. 11 prej këtyre vendeve janë anëtare të Bashkimit Europian.

12 drejtimet ku synohet rritja e bashkëpunimit janë: energjia, infrastruktura, transporti, teknologjia, bujqësia, zonat ekonomike, shëndetësia, mjedisi, arsimi, kultura, financa, qeverisja lokale.