“Samiti i Berlinit”, Hahn: Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

476
Sigal

Komisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn, ka marrë pjesë në samitin me liderët e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Berlin. Sipas tij Shqipëria ndodhet aktualisht në një moment shumë të rëndësishëm dhe se palët mund të gjejnë pikat e kompromisit të nevojshme për të ecur drejt qëllimeve të përbashkëta.

Komisioneri i BE, Johannes Hahn ka shprehur besimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas Hahn, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ka meritur hapjen e negociatave i cili ishte parashikuar për në Qershorin e vitit të kaluar, dhe gjithë kjo në saj të dy reformave të rëndësishme kombëtare zgjedhore dhe ajo në drejtësi.