Samiti franko-gjerman, Macron bllokon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

120

Të paktën zyrtarisht, zgjerimi i BE-së nuk ka qenë një nga temat e samitit Franko-Gjerman, që u zhvillua në Toulouse.

Presidenca Franceze ka publikuar dokumentin, mbi të cili është rënë dakord të punohet mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit Emmanuel Macron.

Në këtë samit është folur për mbrojtjen, klimën, inovacionin, hapësirën (satelitët hapësinor) si dhe kulturën por nuk ka asnjë pikë ku flet për zgjerimin.

Dhe dallimi mes dy vendeve u pa i qartë, në konferencën e përbashkët. Vetë kancelaria gjermane pranoi se ka diferenca mes dy vendeve, themeluese të BE-së, sa i përket zgjerimit.

Nga ana tjetër presidenti francez tha se më përpara duhet reformimi i BE-së dhe më vonë mund të diskutohet për zgjerimin.

Macron tha se vlerësonte reformat e dy vendeve (Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut) të ndërmarra deri tani, por sipas tij asnjë nga këto vende nuk është gati.