Salianji:Shqipëria e mbuluar me plehra,Rama do të sjellë edhe plehrat e Europës

373

·        
 

·          Sekretari
i Aksionit Qytetar, Salianji, denoncon pranë një mali të rrezikshëm mbetjesh të
papërpunuara, të braktisura, afër Gjirit të Lalzit

·        
 

·          

             Gazeta Telegraf/ 

     

      Male të mëdha me mbetje,
me plehra, që ndosin zonën dhe e bëjnë të pamundur jetën aty afër, gjenden kudo
në Shqipëri. Këto male me plehra rriten cdo ditë, sepse nuk përpunohen, nuk
riciklohen. E megjithatë, Edi Rama ka vendosur që këto grumbuj të rrezikshëm me
mbetje, ti shumëfishojë duke sjellur edhe nga Europa, gjoja për të mbajtur
gjallë industrinë ricikluese. Ndërkohë, më shumë se 80 përqind e mbetjeve
shqiptare nuk riciklohen. Partia Demokratike tregoi nga afër një sasi të madhe
prej këtyre mbetjeve që kanë pushtuar një zonë fare pranë atraksionit turistik
të Gjirit të Lalzit. Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, ishte në
terren.

·        
“Po sjellim sot vetëm
një dëshmi se si malet me plehra kanë mbuluar Shqipërinë, se si plehrat që
kryeministri i quan mall, që duhet ti marrë nga jashtë për shkak se nuk ka
Shqipëria, për të mbajtur industrinë riciklues, ndodhen në çdo pjesë të vendit.
Këtu jemi në Bizë, vetëm 500 metra larg resortit turistik që do të ndërtohej
nga Fati Mitri i cili do të hapte 1200 vende të reja pune. Jemi vetëm 1
kilometër në vijë ajrore nga avioni i Guido Guidit i cili kishte ardhur për të
transportuar drogë”, thotë Salianji duke treguar një mizori me mbetje e plehra.


·      “Droga dhe plehrat janë
alternativa e Ramës për të mbuluar vendin. Kjo është Shqipëria e cila nuk ka
kapacitet dhe nuk investohet për të ndarë në burim dhe për të ricikluar plehrat
e veta, por sipas kryeministri këto plehra janë para, të cilat sot hidhen
rrugëve sot, para të cilat kthehen në kancerogjene për banorët e zonës dhe në
dëmtuese të mëdha jo vetëm të imazhit të Shqipërisë por të jetës së qytetarëve
shqiptarë, të cilët janë të detyruar të bashkëjetojnë me këto male me plehra që
ne do ti sjellim rast pas rasti, sepse në fakt kanë mbuluar Shqipërinë. Plehrat
janë mall, thotë kryeministri. Po pse atehere plehrat, pra paratë, qytetarët
dhe shtetet e Bashkimit Europian do ti sjellin në Shqipëri?! Në rast se janë
para pse kompanitë ricikluese nuk investojnë dhe nuk i marrin plehrat për ti
përpunuar në vendin e origjinës, aty ku duhet të përpunohen. Pse kryeministri
dhe industritë ricikluese nuk investohen për të marrë këto male me plehra dhe
për ti kthyer në para dhe vende pune për qytetarët shqiptarë?! Rezikshmëria e
mbetjeve dhe plehrave do të jenë një katastrofë e madhe për Shqipërinë dhe është
një akt antikombetar”, shprehet Ervin Salianji.

·        
 

Sigal