Salianji merret si i pandehur nga Prokuroria e Tiranës

463
Sigal

Prokuroria e Tiranës merr të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Ky i fundit është thirrur të njihet me akuzën, pasi akuzohet për kallëzim të rreme për çështjen Xhafaj-Babale.

Pritet që ish-deputeti Salianji të paraqitet në Gjykatë ditën e premte më 8 mars në orën 09:00, ku Prokuroria do i komunikojë akuzën për “kallëzim të rreme”.

Veç deputetit të dorëhequr, në hetim janë dhe Albert Veliu dhe i afërmi i tij që imitoi zërin e Agron Xhafës, Fredi Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi.