Salianji ironi me Ballën: A ndryshohet sistemi TIMS me photoshop?!

570
Sigal

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka ironizuar kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla pas padisë se këtij të fundit për shpifje në lidhje me akuzat se deputeti socialist ka udhëtuar 57 herë jashtë vendit me Edmond Begon, për të cilin opozita thotë se është trafikant droge dhe i dënuar në Itali me 21 vite burg. “Duke u përgatitur për në gjykatë A mund të ndryshohet sistemi TIMS me Photoshop? ”-ka shkruar Salianji në rrjetin e vet sociale, duke publikuar edhe udhëtimet dhe destinacionet që ka kryer sipas tij Balla me Begon. Sipas publikimit të deputetit Salianji, Taulant Balla, kryetari i Grupit Parlamentar të PS, ka udhëtuar me Edmond Bego në këto shtete:

Në Greqi 21 herë,

në Vjenë 8 herë,

në Gjermani 4 herë,

në Maqedoni 5 herë,

në Paris 1 herë,

në Lubjanë 3 herë,

në Turqi 3 herë,

në Itali 2 herë.