Sali Berisha: Skandali i farsës moniste të monstrës së pluralizimit Edvin Kristaq Rama

499
World Economic Forum Turkey 2008
Sigal

Ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar si një farsë moniste të monstrës së pluralizmit Edvin Kristaq Rama, skandalin e votimeve të fundit, ku Partia Shtetit nuk u mjaftua vetëm me votime njëpartiake, por mbushi edhe kutitë mbi numrin e votuesve.

Berisha ka marrë për shembull rastin e Urës Vajgurore ku kandidatja socialiste mori 7666 vota ndërkohë që numri i votuesve të raportuar nga KQZ në këtë zonë ishte 5900.

“Njihuni me serine e pafundme te skandaleve te farses moniste te monstres se pluralizmit Edvin Kristaq Rama!

Skandali i parë i madh/ Votojnë 5900 qytetarë, por në kuti dalin 7666 vota

Votimet monopartiake të Edi Ramës dhe mbushja e kutive po dalin në pah.

Rasti i parë i madh dhe skandaloz ka ndodhur në bashkinë e Urës Vajgurore ku kandidonte Juliana Mema.

Sipas të dhënave zyrtare nga ana e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve të bëra publike mbrëmjen e djeshme në Urën Vajgurore kanë votuar 5900 qytetarë, ose 19.18 për qind.

Por numërimi i votave të gjetura në kuti, kanë shfaqur edhe skandalin.

Po sipas të dhënave zyrtare nga ana e KQZ-së të publikuara në faqen zyrtare kandidatja e PS-së në bashkinë e Urës Vajgurore ka fituar me 7666 vota, ose thënë ndryshe 100%.

Diferenca mes votuesve dhe votave të gjetura në kuti është 1766 vota, të cilat duket se janë mbushur gjatë ditës nga ana e komisionerëve socialistë.”