Sali Berisha/ Si në filmat e mafies!

420
Sigal

Banda e tritolit, Rama rrahu gjoksin për megaoperacionin që bllokoi 13 ditë dëshminë e N.GJ

17 ditë më parë, pas një seriali thuaj të përditshëm tritoli në të katër anët e vendit, një bashkautor në vrasjet me tritol, N Gj, prishet në pazare me bosin e tij në vrasje, J S, dhe ky i fundit e kërcënon me ligjin e mafies. Pas kësaj, N.Gj për të shpëtuar kokën, vendos të denoncoj bosin e vet, një serial killer dhe anëtarët e tjerë të rrjetit vrastar dhe të parandalojë ekzekutimin e radhës me tritol të grupit të tij. Menjëherë pas kërcënimit me jetë nga J S, për të shpëtuar kokën e tij, N Gj vrapon tek Prefekti i Fierit. Në këtë takim N.Gj kërkon mbrojtjen e Prefektit dhe i tregon atij planin e J S për të ekzekutuar me tritol, kundrejt pagesës, biznesmenin durrsak të naftës P B. Sipas N.Gj ekzekutimin e P.B e kishte porositur biznesmeni fierak në fushën e gazit I.K. Prefekti i tronditur thellë nuk deshi t’iu besonte veshëve, por ja preu shkurt: “unë nuk mbroj dot veten time jo të të mbroj ty”. N.Gj kishte frikë të denonconte në policinë e Fierit, mbasi ai e dinte mirë se biznesmeni I.K, që kishte paguar 150 mije euro për vrasjen për hesap të tij, të bosit të naftës P.B, e kishte nën kontroll të plotë policinë e Fierit dhe Vlorës. Kështu që ai vendosi të denoncoje çdo gjë në Policinë e Durrësit. Ai dëshmoi para drejtueseve kryesore të policisë se Qarkut të Durrësit duke mos e ditur se shkoi si cjapi tek kasapi, mbasi të dy oficerët që e dëgjuan, si drejtori i Qarkut ashtu dhe shefi i komisariatit të Durrësit, ishin lidhje të forta të biznesmenit I.K që paguante për vrasjen e P B. Kështu, i ati i drejtorit A P kishte pikë të shitjes së gazit të I.K, kurse tjetri kishte qenë shofer i I.K për 8 vite dhe ishte vet I.K që nëpërmjet bashkëshortes se tij, goca e tezes së ministrit, që e kishte emëruar në Durrës. Drejtuesit e Policisë së Durrësit e përcollën dhe ata të tronditur rrëfimin e N.Gj, por refuzuan që ta marrin në mbrojtje dhe i shpallën të pavërteta dëshmitë e tij. Pas kësaj N.Gj, ish militant zyrtar i PS në Vlorë, vendos t’i drejtohet direkt Ministrisë së Brendshme pa ditur se dëshmitë e tij do të shkonin tek kushëriri i parë i gruas së I.K. Në ministri e dëgjoi zv.drejtori i përgjithshëm i Policisë dhe dy të tjerë. Vendimi ishte marrë që të mos pranohej dëshmia e tij. Ata jo vetëm që nuk pranuan dëshminë e tij dhe kërkesën për ta mbrojtur, por e nxorën zvarrë nga zyra me një breshëri sharjesh dhe kërcënimesh. Tik-taku i orës fatale për N.Gj, vrasës i penduar, nga halli po afronte. Dëshmitë e tij nuk i pranonte njeri. Atë e priste dënimi kapital. Atij i kishte mbetur si letër e fundit për të shpëtuar jetën denoncimi në media mbasi një dorë e zezë i bllokonte dëshminë dhe e ndiqte për ta eliminuar. I drobitur, i dëshpëruar, i pa shpresë, si njeri me fundin e jetës së tij, ai arriti në klandestinitet të plotë të hyje në një gazetë. Aty N.Gj gjeti një trajtim krejt tjetër dhe pasi i ofruan një kafe ai filloi dëshminë e tij për kroniken e një vrasje të paralajmëruar, autoret, rrjetin, kumbarët, ndrikullat zyrtare dhe jozyrtare, të shumë vrasjeve të tjera. Ndërkohë, tek dëshmonte, në telefonin e tij kishte një seri missed calls. Pas13 ditësh i telefononte drejtori i Policisë së Durrësit, i cili e ftoi t;i përsërisë dhe një herë dëshminë mbasi atë të parën e kishte konsideruar të rreme. Kryekreu Rama dhe ndihmësi i tij për Policinë vrapuan të rrahin gjoksin për megaoperacionin që në fakt ishte bllokimi për 13 ditë i dëshmisë së N.Gj dhe largimi nga Shqipëria, pas njoftimit nga zyrtarët e shtetit, të dy ndërmjetësve më kryesorë midis porositësve dhe ekzekutoreve të vrasjeve me pagesë nga J.S dhe grupi i tij. Kjo është e vërteta si në filmat e mafies të megaoperacionit të grupit të tritolit!