Sali Berisha: Nuk ka zgjedhje të lira me Edi Ramën. Marrëveshja e 18 majit ka vdekur

578
Sigal

“Nuk ka njeri që mund të thotë se këtu mund të bëhen zgjedhje me Edi Ramën.” Kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin ‘Byro Politike’ në Abc News, teksa diskutonte mbi protestën e 16 shkurtit.

Berisha foli edhe për marrëveshjen e 18 majit 2017-të midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës: “Nuk jam unë autori i marrëveshjes së 18 majit, por jam mbështetës i saj. Absolutisht që ka vdekur (marrëveshja). Ka marrë fund njëherë e përgjithmonë, e di mirë Rama dhe ia ka bërë të qartë Lulzim Basha.”

Sa i përket një marrëveshje të dytë Rama-Basha për krijimin e një qeverie tranzitore, Berisha theksoi se “kjo do të ishte një mënyrë për të varrosur plotësisht procesin zgjedhor në Shqipëri.”