Sali Berisha: Krenar që jam mysliman!

780
Sigal

Konfondimet e veprimeve të individëve me Islamin, i konsideroj dritëshkurtër dhe absurde

Berisha: “Krenar që jam mysliman!”. Ky është pohimi i bërë nga ish-Kryeministri, teksa ka komentuar në një postim në Facebook për çështjen e shqiptarëve që shkojnë në konfliktin Sirian. I pyetur nga një tjetër komentues, Berisha thotë se, askush nuk duhet të shkojë për të luftuar në një konflikt të huaj. Ai shprehet se, është krenar që është mysliman, ndërsa shton se, askush nuk duhet të konfodojë veprimet e disa individëve me Islamin. “Së pari, dua t’ju siguroj në ndjeshmërinë time të madhe dhe respektin e palëkundur për besimet fetare të vendit dhe krenarinë time me besimin tim mysliman. Sikundër, për mua dhe cilindo qytetar tjetër në një vend të lirë, çdo i akuzuar, deri në momentin që të japë vendimin gjykata, konsiderohet i pafajshëm. Javët e fundit, lajmet, kronikat dhe debatet për këtë çështje janë të nxehta dhe dominuese në mediat tona. Ajo ç’ka unë mund të shtoj është se, Shqipëria është një shtet sekularist, ç’ka do të thotë se, feja është e ndarë nga shteti dhe në asnjë rrethanë ata nuk mund t’i marrin funksione njëri–tjetrit. Përveç shtetit, asnjë organizate tjetër nuk mund të nisë me vullnet ose pavullnet qytetaret tanë në vatra konflikti në misione të rrezikshme luftarake për jetën e tyre. Së dyti, Shqipëria është një vend anëtar i OKB, NATO-s dhe është e detyruar të respektojë ligjet dhe vendimet e këtyre organizatave ndërkombëtare. Rreshtimi i qytetareve shqiptare kolektivisht apo individualisht me organizata terroriste apo palët e shpallura armike nga OKB, NATO apo koalicione shtetesh, në të cilat Shqipëria bën pjesë, përbën një akt të hapur armiqësor ndaj vendit dhe kombit tonë. Së treti, çdo konfondim i veprimeve të individëve apo grupeve të caktuar me Islamin, këtë besim të madhnueshëm, e konsideroj dritëshkurtër dhe absurd”,-shkruan Berisha