Sali Berisha komenton letrën e hapur të Kryeministrit Rama/ I shpalli luftë opozitës

517
Sigal

I ftuar në “Opinion”, ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar letrën e hapur që kryeministri Edi Rama i bëri liderit të opozitës, Lulzim Basha.

Sipas Berishës, me këtë letër ai i shpall luftë opozitës, ashtu si etërit e tij.

“Duke lexuar dy letrat e tij, ju do të gjeni është i vetmi shqiptar sot mbi tokë që nuk merr asnjë përgjegjësi për krizën e krijuar. Gjithçka e nxjerr te kundërshtari. Asnjëherë nuk mendon se ai nuk ka përgjegjësi. Çdo njeri e ka të qartë se çdo të thotë futjen e bandave në procesin zgjedhor.

Por të shkruash letër duke nxjerrë gjithë vrerin te kundërshtarin, kësaj i thonë të ftosh duke nxjerrë vrer te kundërshtari. Ai i shpall luftë popullit opozitar. Ai tregon veten një pasardhës primitiv të etërve të tij. Thotë “ogur i mirë zhdukja e opozitës”. Ka trashëguar partinë terroriste të krimit që ka larë me gjak opozitën”- deklaroi Berisha.