Sali Berisha: Ja foto e Tahirit me Orest Sotën, arrestuar në Elbasan

619
Deklarata e Lulzim Bashës, se në makinën e një personi të ndaluar nga policia, janë gjetur 800 mijë euro si dhe patenta me emrin e Saimir Tahirit, ka sjellë edhe reagimin e ish-Kryeministrit, Sali Berisha. Përmes rrjeteve sociale, ky i fundit ka publikuar një foto, ku thotë se në të shfaqet ish-ministri Tahiri, me shtetasin Orest Sota. “Sajmir Tahiri me Orestin e 1 milion dollarëve cash! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb’ “Foto e fundit Saja me Orstin komisariati nr 6, kapur me mbi 1 milionë dollarë kesh në Elbasan, dhe dy patenta të lundërtarit të njohur Sajmir Tahirit, e që policia e mban të fshehtë. Administratori përfitues i tenderëve për të pastruar paratë e krimit, nuk justifikon dot burimin e parave”, thuhet në postimin e Berishës.
Sigal