Sali Berisha i ka dhënë pension të posaçëm suplementar… “dixheit” të mitingjeve të PD!

936
Po botojmë sot një lajm që ka të bëjë me dhënien e pensionit të veçantë ndaj muzikantit Flamur Shehu, i cili njihet në mjediset e kryeqytetit edhe si përgatitës i mitingjeve të demokratëve. Përpara tij ka shumë emra të nderuar të artit, kulturës dhe muzikës që mund ta përfitonin këtë pension të veçantë, por ende nuk e kanë përfituar një gjë të tillë. Është një dokument që tregon se ndonëse Berisha ka humbur pushtetin në zgjedhjet e qershorit, është përkujdesur që për njerëzit e artistë militantë që i kanë qëndruar pranë, ti shpërblej dhe materialisht, me pensione të posaçme. Në Vendimin që mbanë datën 5 shtator 2013, firmosur nga Sali Berisha, konstatohen dhe disa detaje të ngutjes për ndere. Kështu, dhe pse kishte rreth dy muaj e gjysmë nga zgjedhjet në të cilat koalicioni i ‘Rilindjes’ fitoi dukshëm zgjedhjet dhe Berisha del në opozitë, ai nuk ndalet të hedhjen e firmës për shpërblimin e militantëve. Kështu, në një kohë kur kishte rënë nga karrikja, kur dhe moralisht nuk duhej të hidhte firmë, ai është i vendosur. Në këtë mënyrë, dixhei i fushatave të PD-së, Flamur Shehu, plot një javë pas firmës së Berishës, pikërisht, më 12 shtator 2013, Flamuri merr shpërblimin (pensionin) e majmë. 
Më poshtë vendimi i plotë:
VENDIM 
Nr. 814, datë 5.9.2013
PËR DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR 
Zotit Flamur SHEHU
(Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, shefi i fonisë së mitingjeve të PD)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5 të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave, VENDOSI:
Dhënien shtesë pensioni të posaçëm shtetëror zotit FLAMUR SHEHU, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit që i takon sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha
(Publikuar në “Fletore Zyrtare”, Nr. 153, data 12 shtator 2013)
Sigal