Sali Berisha: Akti i Haradinajt, akti i një shtetari dinjitoz

484
Sigal

Ish kryeministri Sali Berisha reagon pas vendimit të Ramush Haradinajt për të dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ndër të tjera shprehet se, akti i Haradinajt është akti i një shtetari dinjitoz.

Më tej, ish kryeministri u bën thirrje mbarë kombit shqiptar të bëhen bashkë e të ngrihen kundër çdo plani për copëtimin e Kosovës.

Reagimi i plotë i ish kryeministrit Sali Berisha.

Nje akt shtetar dinjitoz!

Miq, sot Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen pasi thirret për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale e Hagës.

Duke shprehur vlerësimin tim për aktin e tij prej shtetari të vërtet shtoj këtu se kjo është hera e dytë që z. Ramush Haradinaj jep në mënyrë dinjitoze dorëheqjen si Kryeministër i Kosovës dhe hera e tretë që ai paraqitet para Gjykatës së Hagës në përgjigje të thirrjes së drejtësisë ndërkombëtare. Në dy rastet e mëparëshme ai është gjetur i pafajshëm. Komandant trim që luftoi me heroizëm kundër pushtuesve dhe ndihmoi dhe shpëtoi qindra familje shqiptare nga barabaritë serbe gjatë luftës, shtetar me integritet dhe kryministër efiçent e adhetar i flaktë, Ramush Haradinaj kundërshtoj me guxim të madh projektin e Serbisë së Madhe të Vuçiç, Zografit Bis, Miladinit shqipfolës dhe Baton Stanishiqit për çka dhe fitoi admirimin, mbështetjen e madhe të qytetarëve të Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar.

Me këtë rast unë shpreh nderimin tim të palëkundur për veprën dhe aktin e tij burrëror të kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK Ramush Haradinajt dhe besimin e palëkundur në drejtësinë ndërkombëtare, e cila e ka shpallur atë dy herë të pafajshëm.

Unë gjithashtu iu bëj thirrje forcave politike në Kosovë, qytetarëve të saj dhe mbarë kombit shqiptar të kundërshtojnë me vendosmëri të palëkundur të gjitha përpjekjet, prapaskenat për ndarjen dhe coptimin e Kosovës të projektit të Serbisë së Madhe të Vuçiç, argateve të tij shqipfolës, albanofobe, Zografit Bis, Miladinit shqipfolës Baton Stanishiqit që festojnë sonte dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe thirrjen e tij nga Gjykata e Hagës mbasi kishin tek ai një digë të pakapërcyeshme.sb