Sali Berisha: 12 milje det grekëve, pasi të kalojnë mbi trupat tanë

527
Ish-kryeministri i vendit ka deklaruar, se ministri i jashtëm grek nuk mund të ketë gënjyer për marrëveshjen me 12 milje det për grekun
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një paralajmërim të fortë lidhur me negociatat e Shqipërisë me Greqinë, sa i përket marrëveshjes së detit. Ai tha se Rama mund ta kalojë marrëveshjen e Detit me Greqinë, vetëm nëse kalon mbi trupat e deputetëve opozitarë. Në deklaratën e tij ish-kryeministri i vendit u shpreh se: “Edi Rama në shkelje të kushtetutës dhe ligjit ka përzënë nga Shqipëria, ka ekstraduar personin kyç të bandës së Habilajve me urdhër të Tahirit vetëm dy ditë pasi ai kishte shprehur vullnetin për t’u bërë dëshmitar i mbrojtur i Drejtësisë. Mjaftoi ky lajm që ai të përzihej me lecka dhe të mbeteshin edhe gjysma e rrobave të trupit në qeli. Sipas Kushtetutës ndërprerjen e hetimeve mund ta bëjë vetëm prokurori, as Presidenti i Republikës jo”. Berisha tha se me këtë sjellje po ngjallin një urrejtje dhe zemërim masiv te shqiptarët. “Përjashtoi kreun e grupit parlamentar që të kalojë hajdutërisht dhe të zhduket nga Parlamenti, sepse ka bërë aktin antikombëtar më të madh në këto 104 vjet, ka bërë pazarin më të madh për zgjerimin e ujërave territoriale greke me 12 milje”, theksoi Berisha. “Ministri i Jashtëm grek këtë deklaratë e ka 100% të vërtetë. Rama ka dorëzuar fushat e gazit më të mëdha të Mesdheut dhe Jonit. Këto fusha i takonin 100% Shqipërisë sipas marrëveshjes sonë. Marrëveshja jonë ishte ajo që të takon në distancë të baraslarguar. Marrëveshja e Ramës është: Po të jap thërrime dhe po mbaj llokmën për vete. Rama s’mund ta kalojë atë marrëveshje pa kaluar mbi trupat tanë. do ta paguajë me të gjithë çmimet nëse mendon të kalojë këtë marrëveshje”, ka theksuar ish kryeministri i vendit Sali Berisha.

Ministri i Jashtëm grek këtë deklaratë e ka 100% të vërtetë. Rama ka dorëzuar fushat e gazit më të mëdha të Mesdheut dhe Jonit. Këto fusha i takonin 100% Shqipërisë sipas marrëveshjes sonë. Marrëveshja jonë ishte ajo që të takon në distancë të baraslarguar. Marrëveshja e Ramës është: po të jap thërrime dhe po mbaj llokmën për vete. Rama s’mund ta kalojë atë marrëveshje pa kaluar mbi trupat tanë. do ta paguajë me të gjithë çmimet, nëse mendon të kalojë këtë marrëveshje
Sigal