Saimir Tahiri, thirrje shqiptarëve: Nëse kini armë pa leje, dorëzojini!

352
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që disponojnë armë të paligjshme që t’i dorëzojnë ato. Në sajë të fushatës sensibilizuese kundër armëve, “Mos gjuaj, por duaj”, Tahiri pohoi se 10 mijë qytetarë janë plagosur apo vrarë nga armët e 1997.
“Do nisim fushatë për mbledhjen e armëve pa leje. Duhet të dorëzohen armët e paligjshme, pasi janë një problem për shoqërinë. Ato kanë marrë jetën e shumë personave. 10 mijë qytetarë janë plagosur apo vrarë nga armët e 1997, ndaj duhet të jemi sa më afër dijes dhe kulturës”, theksoi Tahiri.
Sigal