Saimir Tahiri, pas kanabizimit të vendit, i kthehet kriminalizimit të fushatës elektorale

590
Pas hashashizimit të vendit, Sajmir Tahiri i rikthehet kriminalizimit të fushatës 
Kriminalizohet fushata elektorale. Në krye të kësaj farse qëndron ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri. Akuza dhe kundërakuza mes tij dhe LSI-së 
Ministri Sajmir Tahiri, ndonëse doli nga qeveria me turpin e hashashizimit të të gjithë vendit, është bërë sërish protagonist i së keqes. Këtë radhë, Tahiri duke qenë në krye të fushatës elektorale për Partinë Socialiste në qarkun e Tiranës, iu rikthye punëve të pista. Mësohet se Tahiri pushtetin e lënë pas në Ministrinë e Brendshme e riktheu në një formë tjetër në terren. I njohur si njeriu që ka lidhje të shumta me element kriminal dhe po kështu ka mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, Sajmir Tahiri, është duke gatuar një terren të kriminalizuar në disa zona të kryeqytetit, si Kashar, Kombinat, Vorë, Bërxull. Ka të dhëna të pakontestueshme se Tahiri është duke vjedhur votën, përmes personave të tij të besuar dhe kundrejt një pagese. E jo vetëm kaq. Por me sa duket provat kundër tij në këtë fushatë shkojnë edhe më tej. Ai ka përfshirë në punët e pista punonjës policie të cilët i kanë mbetur besnik. Po shfrytëzon çdo element, kundër Lëvizjes Socialiste për Integrim. I larguar nga ministria e Brendshme me urdhër të ndërkombëtarëve, Tahiri pati sërish përkrahjen e kryeministrit për të dalë në publik e bërë fushatë. Me ikjen e tij nga posti i ministrit, Rama bëri një lëvizje, me të cilën do të bindte ndërkombëtaret se ishte pro luftës kundër kanabisit. Por në të vërtetë ndodhi e kundërta. Edhe emërimi i Fatmir Xhafës, nuk solli asgjë konkrete. Kryeministri shpresojë që me vendosjen e Xhafës në krye të rendit, do të shuante zërat kundër. Por çfarë ndodh tashmë në një parti, e cila është kthyer në imazhin e kultivimit të hashashit në gjithë vendin? Frika e përgjigjes për këtë pyetje ka bërë që Rama të urdhëroj vartësit e tij dhe të besuarit që të shfrytëzojnë çdo mundësi me qëllim arritjen e qëllimit për Tiranën. Ish-ministri Sajmir Tahiri, njihet edhe si njeriu i çimkave. Mbushi institucionin e policisë me aparate përgjues dhe në fund, një vizitë të tillë e pati edhe në zyrën e tij. Këtu nisi edhe konflikti i Tahirit me LSI-në. Këtë konflikt ai me dashje është duke e shpërndarë tek qytetarët. 

Përfshirja e Tahirit në presione dhe blerjen e votës
Sajmir Tahiri dhe njerëzit e tij të besuar, prej ditësh janë zhvendosur në zonën e Vorës, duke bërë presione dhe blerë votën banorëve të ndryshëm. Akuzat direkte erdhën nga Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes një deklarate për shtyp. Në qendër të saj ishte pikërisht emri i ish-ministrit të Brendshëm. Tashmë është e dukshme frika që PS ka në qarkun e Tiranës. LSI foli me emra konkret. Denoncoj shtetasin Agim Kajmaku, që sipas saj është vënë në shërbim të Tahirit për blerjen e votës në Vorë. “Ai shëtit me makinën e tij tip “Volkswagen” të zi. Ka bashkëpunuar edhe me drejtues të policisë së komisariatit të Vorës. Kjo mund të verifikohet lehtësisht nga tablatet telefonike. Madje ai ka përkrahjen e plotë të ish-ministrit Sajmir Tahiri. Çdo natë organizojnë skemën e shpërndarjes së parave, shtëpi më shtëpi!

Dy nipërit e tij Edi Kajmaku, drejtor i ujësjellësit në Kombinat, i cili lëviz me një makine Benz C-Class me targa AA 988 OD dhe Ladi Kajmaku janë njerëzit më të besuar, të cilët përgatitin terrenin dhe bën presione lart e poshtë nëpër zonë”, thuhet në njoftimin e LSI-së. Por ka edhe emra të tjerë. “Rexhep Shehi, i cili lëviz me mjetin Benz C-Class me targa AA 689 GM dhe shtetasi Ledio Sorra, i cili lëviz me mjetin Peugeot me targa AA 023AV mbulojnë shitblerjen e votave në zonën e Picarit dhe Gjokaj. Gjithashtu, edhe Bërxulli ka përfaqësuesin e tij në këtë rrjet të organizuar të shit-blerjes së votave, i cili është shtetasi Dritan Stoka, punonjës i ALUIZNI-t”. LSI akuzon drejtorin e ALUIZNI-t se duke u marr me fushatë qëllimisht shmangi shpërndarjen e legalizimeve. Këto legalizimi duhet të ishin shpërndarë me kohë, por sot ato po përdoren për të bërë presione kundrejt marrjes së votës. “Jemi në dijeni të plotë edhe të skenarëve që po trillohen dhe po krijohen ndaj aktivistëve të LSI-së në Bashkinë e Vorës, nga ish-drejtues të lartë të Policisë, nën kujdesin e veçantë të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të cilët kurrsesi me mashtrimet, me arrogancën dhe babëzinë e tyre nuk mund të blejnë votat, dinjitetin dhe lirinë e vajzave, të grave, te rinisë së mrekullueshme të Bashkisë së Vorës dhe të gjithë banorëve të saj. Vora e di shumë mirë që shansi i saj për të “thyer” njëherë e përgjithmonë këtë fenomen të tmerrshëm, si dhe për t’i dhënë vetes një shans për një jetesë më të mirë, për punë të mirëpaguara dhe për një standard më të lartë jetese, është që në 25 qershor të votojë numrin 1, të votojnë LSI-në. Lërini njerëzit të lirë, të qetë, të votojnë të pavarur në 25 qershor dhe me besim të plotë. 25 qershori është dita e shqiptarëve, është dita e rinisë, është dita e votës së lirë!”. Kjo ishte një pjesë e deklaratës se Lëvizjes Socislite për Integrim, bërë kundër Sajmir Tahirit, si njeriu i cili është përfshireë tërësisht në këtë fushatë për blerjen e votës me anë të presioneve. 
Tahiri kërcënon, Edi Rama e mbështet me vendime të paligjshme
Sajmir Tahiri nuk i duroi dot akuzat e drejtpërdrejta dhe me emra konkret kundër njerëzve të tij. I ndodhur në një situatë jo të favorshme përballë votuesve dhe me synimin për të mbledhur sa më shumë vota, Tahiri ka kërcënuar kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Me anë të një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale, Tahiri thotë se Meta ka kohë që i bie në qafë. Por në të vërtetë, ndaj tij është thënë vetëm e vërteta, është thënë se ai është njeriu që me dashje kanalizoi gjithë vendin. Megjithatë Tahiri këtë gjë e quan një gabim. Për të nuk është e vërtetë që vendi në tre vjet lulëzoi nga kanabisi dhe se vet ai u bë njeriu më i përfolur nga ndërkombëtarët. Ashtu si kryetari i tij, përmend kazanin mediatik, thotë se Ilir Meta ka paguar media për të shkruajtur ndaj tij. “Më vure pas një hafije tënden si zv.ministër që arriti deri në çmendurinë e tentativës për të përgjuar zyrën time! Nuk le mik e partner të Shqipërisë pa i zbrazur baltën e barkut tënd, sa herë të takonin si kryetar kuvendi. Dhe nuk të mjaftoi fakti që unë e lashë detyrën, për të vazhduar të merresh me mua papushim! Madje aq i pashërueshëm je në këtë fiksimin tënd kundër meje, sa u lëshove fare edhe kundër Policisë së Shtetit, pasi u zgjodhe edhe President zotrote me votat e Partisë Socialiste”, shkruan Tahiri. Më tej Tahiri shkruan se nuk do të pushojë së foluri deri në përfundim të fushatës. Në këtë përballje deklaratash ai pati mbështetjen e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit nuk e përballoj dot lumin e akuzave kundër mikut të përbashkët të hashashit. Bëri një reagim të menjëhershëm, por që në thelb është i jashtëligjshëm. Vendosi të shkarkoi me vullnetin e tij të plotë zv/ministrin e brendshëm Ilir Marku. Argumenti i shtruar nga kryeministri për shkarkimin e tij ishte thyerje e etikës në komunikim. Sipas kryeministrit zv/ministri i brendshëm Ilir Marku ka thyer etikën teksa i është kundërpërgjigjur akuzave të Sajmir Tahirit. 
Sigal