Saimir Tahiri nxjerr dokumentin e Prokurorisë së Katanias: Ja çfarë thotë për mua

587
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka publikuar sot një dokument të Prokurorisë së Katanias në Itali dhe konfirmon se atje nuk rezulton të ketë pasur asnjë procedim penal për të dhe se nuk po hetohet.
“Nga dje jam një deputet i lirë dhe si i tillë sigurova këtë dokument nga Prokuroria e Katanias që komunikon se nuk rezulton as sot dhe as më herët të ketë pasur procedim penal për Saimir Tahirin”,- u shpreh ai.
Ai tha ndër të tjera se do luftonte i vetëm që të gjente të vërtetën. “Në një kohë që Prokuroria e Katanias nuk gjeti arsye të më hetonte mua në 4 vjet, si ka mundësi që Prokuroria e Krimeve të Rënda e bëri këtë gjë për 48 orë”,- u shpreh ish-ministri.
“Unë nuk do humbas asnjë ditë kohë, këtë dokument do ua vë në dispozicion që të shohim disa të vërteta të thjeshta para se të paguajmë për ca gënjeshtra”,- shtoi ai.
Sigal