Saimir Tahiri: Në ndjekje penale për bashkëpunim me trafikantët

814
Sigal

Ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hapur hetimin për bashkëpunim me trafikantët ndërkombëtarë të drogës. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur dy akuza ndaj Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm; trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë. Në tetor 2017 kjo prokurori i kërkoi Parlamentit heqjen e imunitetit, por deputetët e maxhorancës votuan “Kundër”. Ndërsa provat e ardhura nga Greqia dhe Italia e detyruan Saimir Tahirin, që në prill 2018 të jepte dorëheqjen nga mandati i deputetit. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë mori masën e arrestit në shtëpi, mirëpo kjo masë u rrëzua në Apel.