Saimir Tahiri la mandatin, reagon ambasadori Lu: Do përballet me drejtësinë

64
Një ditë pasi ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ka reaguar edhe ambasadori i SHBA në vendin tonë Doland Lu.
Gjatë një aktiviteti të organizuar për punën e Shoqërisë Civile, ambasadori Lu ka bërë deklarata të forta lidhur me ata që i quan “peshq të mëdhenj” dhe ka permendur edhe emra.
“Mirëpresim faktin që zoti Tahiri do përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet”, tha ambasadori Lu.