Saimir Tahiri i konsideron llafe pazari deklaratat e ish-deputetit të Vlorës, për lëvizje të re

419
Deklaratat e mbrëmshme të Koço Kokëdhimës në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 se do të krijonte një lëvizje të re politike brenda Partisë Socialiste kanë marrë edhe përgjigjen e parë nga një ministër i kabinetit.
Sigal

Kreu i Ministrisë së Brendshme, Saimir Tahiri i ka konsideruar llafe pazari deklaratat e ish-deputetit të Vlorës. “Nuk kam kohë të merrem me llafe pazari, po merrem me punë”,- tha ministri Tahiri.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me fushatën për dorëzimin e armëve pa leje, ministri theksoi se do të shihet mundësia që të ketë edhe një amnisti, nëse kjo do të ndihmojë në proces.

Këto deklarata ai i bëri gjatë një inspektimi në zonat e përmbytura në lagjen e Kombinatit në Tiranë, ku janë shpërndarë edhe ndihma ushqimore nga Emergjencat Civile.