Saimir Tahiri ‘hap thesin’, sulmon majtas e djathtas: U përballa me ata që bënin sikur nuk kisha jetuar kurrë!

469
Sigal

Ish-ministri Saimir Tahiri ka dalë sot përpara mediave, për të treguar të vërtetën e tij. Tahiri tha se ai është përballur për dy vite me radhë me një lumë akuzash, që i vinin nga kundërshtarët, por nuk harroi që të përmendte as socialistët, që sipas tij kishin heshtur njësoj sikur ai të mos kishte jetuar kurrë.

Pjesë nga fjala e Tahirit:

Nuk është më e re as për ju dhe as për njeri si kaluan dy vite hetime nga prokuroria e Krimeve të Rënda, për akuza të rënda, karroca e prishur ndaloi në stacion dy ditë më parë.

Dy vite gënjeshtra brenda dhe jashtë prokurorisë, dy vite me radhë ku unë heshta për të reskektuar drejtësinë, për të mos e çuar gjyqin te tavolinat dhe te mediat.

Unë doja dhe kam besuar që të ishte një gjyq shembullor i drejtësisë, dhe duhet të fitonte mbi llumin dhe gënjeshtrat mbi kurrizin tim. Të renditësh këtu sesa gazetarë kanë shfrenuar fantazinë mbi mua, heshtja ime bëhej çdo ditë dhe më e rëndë, heshta vetëm në respekt të drejtësisë.

E kisha shumë të lehtë që të mbaja mandatin e deputetit, dhe të qëndroja në Kuvend dhe pse hetohesha, fundja siç kanë bërë të gjithë ata para meje pa asnjë përjashtim, që kanë qendruar në Kuvend dhe kur janë hetuar për vjedhje apo për vrasje.

Unë bëra të kundërtën, i bindur se vetëm drejtësi për mua nuk do ishte. U përballa dhe me ata që heshtnin dhe silleshin sikur unë nuk kisha jetuar kurrë, dhe ata që mu hodhën në fyt dhe smu ndanë gjatë gjithë kohës.  

Edhe mbrojtjen për shpërdorimin e detyrës do ta bëj përpara Gjykatës, njësoj siç më takon. Ka pasur plot qeveri të tjera Shqipëria, ka pasur ministra të brendshëm që janë akuzuar kur janë vrarë katër persona në Bulevard, dhe nuk janë akuzuar për shpërdorim detyre.

Një kryeministër që ka grabitur paratë nga qytetarëve nuk është akuzuar për shpërdorim detyre. Unë jam shumë larg nga ata dhe përmendja e tyre as nuk më intereson. Mua më takon që të rri dhe të pres, dhe të marr vendimin e Gjykatës dhe ta apeloj atë. Ka shumë qytetarë që sot më besojnë, dhe sot i falenderoj pa masë, ka të tjerë që ndoshta sdo më besojnë kurrë, dhe ata i vlerësoj.

Në këtë vend ku duket se parimet vlejnë pak, në këtë vend mund të bëhet dhe ndryshe, nuk mund të jetë kjo Shqipëria e fëmijëve të mi dhe e çdo shqiptari. Do ta bëj këtë betejë edhe për ata që kanë pasur beteja dhe nuk kanë pasur mundësi që të flasin.