Sahit Dollapi tregon për herë të parë si e dhunoi policia në protestën e 11 majit: ‘Më goditën me plumb plastik’

1126
Sigal

 

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sait Dollapi, i cili u godit nga policia në mënyrë brutale, në protestën e 11 majit, ka rrëfyer ekskluzivisht në emisionin “Të Paekspozuarit”, të gjithë ngjarjen që ndodhi në fund të protestës.

Dollapi tha se ka qenë në ushtrimin e detyrës së tij dhe se është dhunuar në mënyrë të pamëshirshme edhe pse nuk ka bërë rezistencë.

Kam qenë në ushtrimin e detyrës time si drejtues i tubimit. Kam të drejtë dhe detyrë të jem në pjesë të dukshme dhe në krah të forcave të rendit. Kam punuar që në asnjë moment forcat e policisë të mos cënoheshin. Qëllimi im ka qenë mbrojtja e policisë. Ne nuk e kemi betejën me ta. Sapo përfundoi tubimi po kthehesha në selinë e PD-së, dëgjoj zërin e një zonje “vdiqa mbarova”. Ishte një vajzë, gazetare. E kam marrë e kam cuar dhe kam gjetur edhe një kameraman në atë gjendje.

Jam nisur në drejtim të PD-së dhe gjatë rrugës jam intimiduar nga një punonjës që quhej Arben Baro. Ky zotëri më ka kapur për krahu. Jam prezantuar dhe i kam sqaruar se kush jam. Kam dashur të largohem, në atë moment kam dëgjuar fjalët “kapeni, largojeni, mbyteni”. Në mënyrë instiktive jam larguar. Më pas kam ndjerë një goditje që ka ardhur nga një plumb plastik, e kam ndjerë kur më ka goditur.

Kam humbur ekuilibrin. Kanë ardhur forcat e policisë, të cilët kanë vepruar në mënyrë të pamëshirshme, edhe pasi nuk kam bërë rezitencë dhe jam prezantuar, nuk ka pushuar dhuna ndaj meje”.

Dollapi i është nënshtruar një operacioni në shpatull dhe ka dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit. Atij i është sekuestruar celulari dhe ende nuk ka një procesverbal për të kuptuar përse është ndaluar.

Kam plagë në kokë, shpatull, krah kokë, shpinë, në të gjithë trupin. Nuk dua të kapem te kjo pjesë. Në momentin e parë që jam ndaluar, i kam kërkuar policisë të më cojnë në spital për ndihmën e parë dhe nuk u janë përgjigjur kësaj kërkesë.

Rreth dy orë e gjysëm kam ndejtur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, me pretekstin që nuk mund të dalë ambulanca.

Unë edhe sot nuk kam asnjë urdhër ndalimi, asnjë procesverbal. Një ndalim i paligjshëm. Kam vajtur në Spitalin Ushtarak, i rrethuar sikur të ishim në Kabul me forca komando.

Kam patur një kundragaz, një kapele dhe nje celular i cili më është marrë nga policia. Unë do ndjek ligjërisht gjithë procedurën për dhunimin që më është bërë”.TPZ.al