Rusmajli: Basha të reflektojë dhe të marrë përgjegjësitë e humbjes

491
Situatën mbi humbjen e PD e ka komentuar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ilir Rusmali, i cili bënë thirrje që Basha të reflektojë e të marrë përgjegjësitë e humbjes. “Zhvillimet në PD dhe në kampin e së djathtës janë dramatike. Rezulton që në Gjirokastër, Skrapar dhe Berat e djathta nuk formon alternativë politike. Në Vlorë nuk prodhon alternativë politike. As në Korçë e Shkodër. Edhe imagjinata më armiqësore e PD-së nuk do e kish imagjinuar. Jemi përpara një situate dramatike që do reflektim të thellë dhe lëvizje të menjëhershme për të rikthyer balancën politike. Në këto zgjedhje PD nuk i shërbeu demokracisë. I duhet të rikuperojë për t’i shërbyer demokracisë. Demokracia nuk bën pa të djathtën. Bashkohem me thirrjen e Mustafajt ndaj Bashës për të marrë i vetëm përgjegjësitë dhe për të reflektuar mbi pasojat personale. Minimumi është dorëheqja e zotit Basha. Unë besoj që zgjidhjet për PD nuk i jep dot sot as Basha as Berisha. Zgjidhjet sot i jep bashkimi i të gjithë demokratëve që kanë punuar dhe punojnë për PD. Dhe demokratët nga pseudodemokratët i ndan idealizmi. Idealizmi bashkon demokratët. Si në ’97-n. Unë nuk besoj se PD i mungojnë personalitetet. I mungon gatishmëria për t’ju futur kësaj rruge të vështirë. Sinjali i qartë i dëshirës për t’u rimëkëmbur fillon me dorëheqjen e Bashës. Teatri i ofruar në fushatë nga Basha i tipit, do rifutem në zgjedhje për kryetar, nuk i hap rrugë ringritjes. Nuk duhet të kemi frikë nga dukja sikur mungojnë personalitetet. Në kohë të vështira personalitetet kanë dalë. Pa vonesë. Nuk ka justifikim pritja e rezultatit. Humbja është proces dhe rezultat politik. Rezultati politik ka ndodhur. Numurimi i votave është proces administrativ”, deklaroi Rusmajli.
Sigal