Sigal

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka zhvilluar një takim me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kryemenistrisë Engjëll Agaçin.

Në qendër të diskutimeve është mënyra se si do të caktohet Lleshi në krye të Ministrisë së Brendshme në seancën e jashtëzakonshme që do të zhvillohet ditën e nesërme, pas mosdekretimit nga ana e presidentit Meta.

Presidenti Meta refuzoi dekretimin e  Lleshit me arsyetimin se nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin, por Rama nuk është tërhequr duke njoftuar në mbledhjen e grupit të PS se Lleshi do të emërohet në postin e zv/ministrit të brendshëm, por do të gëzojë kompetencat e ministrit.