Ruçi: Sfidat pas çeljes së negociatave do të jenë të mëdha, duhet konsensus afatgjatë

468
Në kuadër të ‘Ditës së Europës’, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi se sfidat pas çeljes së negociatave do të jenë të mëdha për vendin tonë.
Ruçi dha mesazhin e qartë se Kuvendi duhet të rrezatojë përkushtim dhe vlera europiane, ndërsa shtoi se kanë nisur përgatitjet për çeljen e negociatave.
“Sfidat pas çeljes së negociatave do të jenë të mëdha. Kuvendi të rrezatojë përkushtim dhe vlera europiane. Kuvendi ka nisur përgatitjet për çeljen e negociatave. Jemi duke punuar për hartimin e planit të veprimit. Objektivi i integrimit arrihet kur ka konsensus afatgjatë”, tha Ruçi.
Sigal