Ruçi në Lushnje: PS në 18 muaj qeverisje ka ndërmarrë një sërë reformash

392
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi i pranishëm  sot në Lushnje në prezantimin e kandidatit për kryetar bashkie të zgjedhjeve të 21 qershorit, Fatos Tushën, ka përmëndur disa nga reformat të cilat janë ndërmarrë nga qeveria në këto 18 muaj. 

Në fjalën e tij, Ruçi ka theksuar se si në 2007-ën ashtu edhe në 2013-ën, PS i është dashur të bëjë reforma të mëdha dhe të vështira për qytetarët si pasojë e gjendjes së rëndë në të cilën e la vendin në të dyja rastet Partia Demokratike. 

“Në progresistëve të majtë gjithmonë na ka rënë trari nga pjesa e trashë. Kështu na ndodhi në 2007 dhe në 2013. Kështu në këto 18 muaj janë bërë reforma sa nuk janë bërë në 20 vite rresht. Reforma në energjitikë, në pensione, në drejtësi. Dhe për këtë kemi marë edhe mbështetjen nga Bashkimi Evropian të cilët i cilësojnë këto reforma si një rrugë të drejtë drejt bashkimit evropian”, u shpreh Ruçi.
Sigal