Ruçi ndërpret Bashën, opozita bllokon foltoren

140

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka vendosur të ndërpresë seancën e parlamentit, për të mos lejuar kreun e opozitës Lulzim Basha që të vazhdojë fjalën e tij.

Basha ka kërkuar që në sallë të vijë Edi Rama dhe të japë përgjigje për të gjitha akuzat që janë bërë.

Sipas Bashës ka 4 javë që kjo qeveri ka humbur legjitimitetin.

Si zakonisht, Gramoz Ruçi ka vendosur të mos lejojë kreun e opozitës Lulzim Basha të vazhdojë fjalën, duke bërë që opozita të bllokojë foltoren.