Ruçi i shkon në zyrë Presidentit Meta

827
Sigal

Gramoz Ruçi është duke zhvilluar një takim me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Pas vizitës së djeshme të Edi Ramës, sot ka qenë radha e Ruçit që të shkojë në zyrën e Metës.

Takimi po zhvillohet me kërkesë të kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në fokus të takimit është ngërçi institucional ku ka ngecur mazhoranca e Edi Ramës, pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Sandër Lleshin ministër të Brendshëm.