Ruçi e përjashtoi nga Kuvendi, Spaho: Nuk na mbyllin gojën, do vazhdojmë aksionin tonë

490
Kreu i grupit parlamentar, Edmond Spaho ka reaguar pas mbylljes së seancës së sotme, e cila u shoqërua me tensione dhe deputetët e opozitës bllokuan foltoren. Spaho sqaroi vendimin e Rucit për ta përjashtuar me një ditë nga Kuvendi, pasi kërkoi që të futej në rend dite ekstradimi i Nezar Seitit. Deputetit i PD tha se opozita do përdorë të gjitha mjetet për tju kundërvënë kësaj bande siç e quajti ai qeverinë.
“Kërkova fjalën për procedurë që të futej në rend dite ekstradimi i Nezar Seitaj, por Ruci e përdor pozicionin e tij sikur e ka Kuvendin pronë të tij. Unë kërkova fjalën sipas rregullores. Është në vazhdën e përpjekjeve për të mbyllur dosjen e Saimir Tahirit. Nuk ja mbyllin fjalën opozitës dhe ne do vazhdojmë të misonin tonë. Ekstradimi i Nezar Seitit është bërë në dijeni të të gjithëve, ata kishin frikë se ai do fliste dhe e ekstraduan. Do përdorim të gjitha mjetet për tju kundëqrvënë kësaj bande. Do përdorim të gjitha format dhe do intensifikojmë aksioni tonë”- tha Spaho.
Sigal