Ruçi-Berishës: Zhblloko Qarkun e Fierit. Bashkëpunim për statusin!

485
Sigal

Kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi ka kërkuar bashkëpunimin e maxhorancës për të përfunduar 3 kriteret e kërkuara nga KE-ja për integrimin e vendit. Duke folur në seancën plenare të Kuvendit, Ruçi kërkoi që të dyja palët të ulen në tryezë për të bërë të mundur edhe realizimin e këtyre kërkesave. “Duhet të ulemi dhe ti konsiderojmë si detyra shtëpie ato që na janë ngarkuar pasi edhe koha për plotësimin e tyre është e shkurtër. Në emër të opozitës do ta falënderoj KE-në për rekomandimet e bëra shteteve pjesëmarrëse megjithë se ne jemi koshient që vendi ynë ka probleme të standardeve demokratike. Ne e falënderojmë komisionin për vlerësimin e dhënë, pavarësisht se ne e dimë që vendi ka probleme me drejtësinë, pavarësisht që kemi probleme me korrupsionin, me kriminalitetin, se ka problem të mëdha me mungesën e pavarësisë të institucioneve kushtetuese”, ka theksuar Ruçi. Ruçi i është referuar edhe grevës së urisë së ish-të përndjekurve politik ndërsa ka mohuar akuzat e maxhorancës se PS-ja po e përdor grevën për qëllime politike. “Ne nuk duam kredo politike nga ajo shtresë por nuk tolerojmë mungesën e përgjegjshmërisë suaj. Ata nuk duan lëmosh por ata duhen të vlerësohen. Turp kjo që bëni. Kryetarja e kuvendi tha që kam qenë ministër i Brendshëm.Poka qenë, por ata që janë atje janë liruar me firmën e ministrit të Brendshëm”,- tha Ruçi. Gjithashtu, kreu i grupit të PS-së i është përgjigjur edhe Kryeministrit Berisha, i cili ofroi si zgjidhje për Fierin, mocionin e votëbesimit. “Është përgjegjësia juaj prandaj për të arritur një zgjidhje për Fierin. Gjithçka mund të falet por dy gjëra jo, ku e para është të mos zbatosh ligjet e vendit. “,- tha Ruçi.