Rryshfeti 50 mijë euro, vetëdorëzohet në polici Odhise Andrea, burri i gjyqtares

429
Sigal

Vetëdorëzohet në policinë e Tiranës Odhise Andrea, burri
i gjyqtares Majlinda Andrea.

Odhise Andrea ishte në kërkim ndërkombëtar për një rast
rryshfeti prej 50 mijë eurosh të marra prej tij tek disa qytetarë që kishin një
gjyq pronësie në gjykatën e lartë.

Burri i gjyqtares Majlinda Andrea ishte shpallur në
kërkim për korrupsion.

Odhise Andrea dyshohet se ka hyrë ilegalisht në Shqipëri,
dhe se fshihej këtu prej 4 muajsh.

Dosja penale ndaj tij dhe bashkëshortes është dërguar në
gjyq ndërsa seanca e radhës pritet të mbahet më 13 janar.