Rruga “Tiranë-Pezë-Kavajë”, Rroshi merr mbështetjen e Veliaj për projektet e përbashkëta

434
Në një takim të përbashkët me të rinjtë dy kandidatët e dy Bashkive kryesore të qarkut të Tiranës, Elvis Rroshi dhe Erion Veliaj, i ftuan të votojnë për alternativën më të mirë për ta. Ata u zotuan me projekte konkrete në shërbim të komunitetit, si rruga e shkurtër Tiranë-Pezë-Kavajë.
Kandidati i ASHE-së për bashkinë e Kavajës, Elvis Rroshi, ka mirëpritur homologun e tij për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.
Në një takim të përbashkët në Golem, dy kandidatët ftuan të rinjtë të votojnë alternativën që mendon për ta.
Rroshi u ka shpjeguar të rinjve që kreu i opozitës është alternativa mashtruese e qeverisjes lokale prej të djathtëve.
Rroshi: “ Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës që sot është kryetar i opozitës, nga turpi i madh që nuk del në Tiranë të gënjejë akoma, vjen në Kavajë dhe kërkon të gënjejë qytetarët duke thënë se do ulim taksat në Bashkinë e Kavajës, kur në Bashkinë e Kavajës ka taksat më të ulëta në Shqipëri. Duke thënë do ulim 25% çmimin e energjisë elektrike. Doja ti thoja Erjonit: Trami dhe metroja kur fillojnë në Tiranë, e mbaroi ai..”
Në të njëjtën linjë ishte dhe kandidati për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.
Dy kandidatët për dy Bashkitë kryesore të Qarkut të Tiranës u zotuan për ndërtimin e rrugës së shkurtër Tiranë-Pezë-Kavajë.
Sigal