Rruga e “Zanave ” në Bathore , cilësohet investimi më i bukur i vitit

1007
Sigal

Kryebashkiaku Xhelal Mziu: Mbajtëm premtimin

Kryebashkiaku Mziu, ka përuruar përfundimin e punimeve në terren në rrugën e “Zanave”, në Njësinë Administrative Bathore.
Rruga e “Zanave” është një nga investimet më të rëndësishme jo vetëm në Njësinë Administrative Bathore por në të gjithë territorin e Bashkisë Kamëz.
Kjo jo vetëm për faktin se shtrirja dhe dimensionet e kësaj rruge janë të mëdha por dhe vlera e financimit është shumë e madhe.
Por duke ditur rëndësinë që zë ky investim në këtë rrugë, kryebashkiaku Mziu e ka parë me shumë interes financimin, pasi rruga e “Zanave”është aksi që lidh çdo lagje të Njësisë Administrative Bathore me të gjitha rrugët sekondare të lagjeve 1,2,3 dhe 4 Bathore si dhe me rrugën kryesore “Demokracia” nga rrethrrotullimi Bathore dhe në gjatësinë prej 7 km me Njësinë Administrative Zall-Herr.
Rruga e “Zanave’ ka një gjatësi prej 1486 metra linear, me gjerësi 16 metra dhe gjerësi asfalti 9 metra.
Ajo ka trotuarë në të dyja anët e saj me dimensione 2 X 2 metra, në pjesën e brëndshme ka një gjerësi lulishteje përgajtë gjithë gjatësisë prej 1486 metra me gjerësi prej 3 metrash.

Rruga e “Zanave” gjithashtu ka përfshirje në investime dhe sistemin e Kanaleve të Ujrave të Ndotura dhe kanaleve të Ujrave të Bardha.
Përveç këtyre zërave ajo ka ndriçim në pjesën e brëndshme të investimit.
I tërë investimi I realizuar është 100% financim nga buxheti I Bashkisë Kamëz.
Duke parë konfiguracionin real të kësaj rruge ajo është një rrugë që ka funksione kombëtare dhe projekti është aplikuar për t’u financuar nga Qeverisja Qëndrore, e cila vazhdon të jetë diskriminuese ndaj qytetarëve të Bashkisë Kamëz.
Të gjithë banorët e Bashkisë Kamëz kanë falenderuar kryebashkiakun Mziu për këtë investim themelor për mbarë qytetarët por dhe për banorë jashtë territorit të Kamzës që lëvizin më lirë dhe më shpejt për të marrë shërbimet e tyre.