Rruga e Kombit/ Presidenti Meta takim me Limajn: Çdo vendim duhet të jetë i mirëstudiuar dhe i konsultuar

390
Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj, për të shkëmbyer mendime për rritjen e bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë.
“Ndamë të njëjtën bindje se Rruga e Kombit është investimi më madhor që kanë bërë dy vendet tona, e cila ka ndihmuar ndjeshëm rritjen e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve dhe qytetarëve tanë”, tha Meta.
Gjithashtu, Presidenti tha se mirëmbajtja dhe rritja e standardeve të lëvizjes dhe sigurisë është shumë e rëndësishme, por çdo vendim në këtë drejtim duhet të jetë i mirëstudiuar dhe i konsultuar, në mënyrë që ky korridor kombëtar jetik të gjenerojë edhe më shumë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët tanë.
Sigal