Rruga e Arbërit, Berisha: Ta inaugurojmë ne që nisëm projektin

506
TIRANE – Kuvendi i Shqiperise eshte perfshire nga debate gjate projektligjit per dhenien me koncension kompanise shteterore kineze per ndertimin e rruges se Arbrit. 
Ora 13:50 Haxhinasto: Rruga e Arbrit një vepër për qytetarët, nuk duhet ti veshim atribute partiake
Edmond Haxhinasto, Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, teksa ka mbështetur qëndrimin e opozitës, duke e cilësuar atë si një akt pozitiv jo vetëm për rrugën e Arbrit, por edhe për proçedurën e përfundimit të kësaj rruge e cila ka filluar që në vitin 2007, duke theksuar se veprat e rëndësishme të infrastrukturës nuk duhet të shikohen nga këndvështrime politike, por të shihen si vepra të cilat i përkasin të gjithë qytetarëve. Duke folur për transparencën e buxhetit që po përdoret në ndërtimin e kësaj rruge ai është shprehur se gjithçka do të bëhet transparente për të gjithë qytetarët kur rruga të përfundojë.
​Ndërsa përsa i përket cilësisë së rrugëve në të gjithë shqipërinë ai është shprehur që cilësia e tyre lë shumë për të dëshiruar dhe kjo ka bërë që ne të bëjmë shpesh herë investime në mirmajtjen e tyre, çka vazhdon të na shkaktojë kosto shumë të larta në buxhet. 
“Veprat e rëndësishme të infrastrukturë të mos shikohen nga këndvështrime politike port ë shihen si vepra të cilat i përkasin të gjithë qytetarëve. Do të jetë një proces plotësisht transparent, dhe termat final të kontratës do të jenë transparente. Ne e kemi nisur me një transparencë shumë të madhe dhe kështu do ta vazhdojmë. Transparenca përkthehet në koston e veprës. Heqja e kërkesës së garancia sovrane ka qenë fryt i një diskutimi shumë të gjatë me kompaninë Kineze dhe ka qenë rasti i parë kun e nuk japim një garanci sovrane. Garancia sovrane do të thotë taksim dhe ne nuk e kemi taksuar këtë rrugë, por do ta taksojmë atë kur ajo të përfundojë. Përsa i përket gjerësisë së rrugës, kjo është ajo që ne kemmi gjetur nga ky projekt të cilin ne kështu e kemi gjetur. Jemi detyruar të bëjmë përmirësime teknike sepse cilësia e projekteve është shumë e ulët. Kjo na ka shkatuar kosto shumë të larta. Do kishim dashur që kjo vepër të ishte kordinuar me fqinjët tanë maqedonas që kjo të vijonte edhe në anën tjetër në mënyrë që të lidhte kryeqytetet e të dya vendeve. Këtë ne po vazhdojmë ta kërkojmë pasi do të sillte shkurtimin e kohën midis Tiranës dhe Shkupit. Planifikimi buxhetorë i ësaj vepre është parashikuar 9 vjet ndaj ne nuk po e vonojmë atë duke marë parasyshë faktin se ajo është nisur që në 2007. Një rrugë nuk e jep impaktin e saj pozitiv nëse ajo nuk përfundohet plotësisht”, u shpreh ministri Haxhinasto. 
Ora 13:45 Ahmetaj: “Rruga e Arbrit” gjetje inovative, duhet dhe do ta mbështesni
Ministri Ahmetaj duke folur për Rrugën e Arbrit theksoi se është një projekt mjaft i rëndësishëm i cili do të shërbejë për të lidhur të gjitha trevat shqiptare mes tyre. Po ashtu ministri tha se projekti i rrugës është një gjetje inovative si dhe i kërkoi opozitës që gjatë fazës së diskutimeve në komisione të mbështesë dhe të votojë për vazhdimësinë e projektit që do ta kthejë Shqipërinë në një qendër gjeoinfrastrukturore.
“Eshtë hera e parë në 2 vite që opozita bie dakord me një projekt. aspekti financiar duhet theksuar se projekti i sjellë nga kompania kineze do të negociohet. Ajo që sjellim sot është diskutimi për 27 km e mbetur. Sa do jetë kostoja këtë di të kemi mundësi ta ndjekim gjatë diskutimeve. Nga ana teknike ja pse është rrugë e rëndësishme: Është rruga më vizible që zëvendëson Korridorin 8. Është një alternativë më e lirë e Korridorit 8. Nga ana e formulës duhet pranuar se është gjetje inovative. Kur e nisët ju projektin kompania kineze kërkoi garancinë e sovranit. Shuma që do të investohet duhet të jetë më e ulët se çmendohet nga ju . Ajo që quhet trafiku i munguar patjetër që do të kompensohet. Ky është një projekt që jo vetëm duhet mbështetur por duhet gjithashtu që të shtyhet edhe më tej për ta kthyer Shqipërinë në një qendër gjeoinfrastrukturore. Është detyrë e qeverisë të mendojë për të afruar trevat me njëra-tjetrën. Është projekt patriotik se trevat tona në Maqedoni t’u jepet një mundësi që të kapin portin e Durrësit për 2 orë e gjysëm. Debati kush e filloi dhe kush do ta inagurojë është debat infantil që merr ngjyrime politike. Më vjen mirë që ju do ta votoni këtë projekt dhe jam i sigurt që gjatë procesit të negociatave do ta mbështesni e dhe më shumë,” – tha Ahmetaj. 
Ora 13:25 Kokëdhima: Ju e nisët Rrugën e Arbrit, por braktisët projektin!
Në replikë të ish-kryeministrit Berisha për kontratën koncensionare për Rrugën e Arbërit, deputeti i PS-së Koço Kokëdhima tha se projekti ishte braktisur nga demokratët. Po ashtu, Kokëdhima u shpreh se marrëveshja e negociuar nga qeveria Berisha ishte me kushte të disfavorshme.
“Sa i përket Rrugës së Arbërit është e vërtetë që është një rrugë e nisur përpara 23 Qershorit të vitit 2013, është e vërtetë që në shumë segmente të saj ishte e kontraktuar dhe e lënë në mes dhe e braktisur siç kishte braktisur dhe kishte lënë rrugëve shumë punë qeveria e kaluar. Ne e gjetëm procesin e kësaj marrëveshje të hapur praktikisht dhe dua të kujtoj këtu se marrëveshja që po negocionte qeveria e kaluar ishte me kushte shumë të disvaforshme se marrëveshja e qeverisë sonë. Po ti nuk e ke problem të gënjesh. Në studimin e fizibilitetit, IRR, koeficienti i kthimi të investimit ishte 14.5 % të dyja bashkë 24 %. Ndërkohë qeveria jonë negocioi marrëveshje më të favorshme, duke i kalkuluar me IRR 8 %. Kjo negociatë u bë në një moment kur qeveria e kishte humbur garancinë sovrane. Qeveria jonë ishte e detyruar të kërkonte rrugë të tjera për ta zgjidhur këtë marrëveshje, PPP, kryerjen e kësaj pune pa garanci sovrane dhe me kushte të favorshme”, tha Kokëdhima. 
Ora 13:15 Berisha: Rrugën e Arbrit ta inaugurojmë ne që e nisëm. Të jemi transparent, ka kosto të lartë 1 miliardë!
Gjatë diskutimit të projektligjit për dhënien me koncesion kompanisë shtetërore kineze China State Construction Company për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, ish-Kryeministri Sali Berisha tha se inaugurimin e përfundimit të këtij projekti do të duhej ta bënte ish-qeverisja e djathtë, si iniciuese e kësaj marrëveshjeje. Duke radhitur lehtësitë që i krijon ndërtimi i kësaj rruge shqiptarëve, zoti Berisha tha se kostoja e saj është e lartë dhe deri në përfundim mund të shkojë 1 miliardë.
“Sot Kuvendi voton një nga projektet për të cilat qeveria e PD dhe koalicioneve punoi me përkushtimin më të madh, nderoi më shumë se gjysmën e saj por mbeti pjesa më e vështirë e tunelit të Qafë-Murrizit dhe Ura e Vashë. Vlerësoj faktin që i qëndruat kontratës. Keqardhja është se nuk është në 4 korsi por të tjerë më vonë do ta zgjerojnë. Rruga e Arbërit është segmenti më i shkurtër që bashkon shqiptarët, Tiranën me Peshkopinë, Dibrën dhe Shkupin. Kjo rrugë shkurton distancën Shkup-Tiranë 104 km. E vërteta është se Korridori i 8 në projektin origjinal në Shqipëri kalonte Pllavë-Tiranë, tërësisht në segmentin e rrugës së Arbrit. Nuk jam dakord me mungesën e transparencës, është kontratë e miratuar plotësisht nga ne. Kostoja është shumë e lartë. Do tu themi shqiptarëve. Mund të kalojë dhe në 1 miliardë, por fizibiliteti është kombëtar dhe unë jam për ta votuar atë. Duke thënë këtë ne jemi seriozë, bëj transparencën nuk fshehim gjë. Por kjo është kostoja, le të jetë, është rrugë kombëtare ajo, duhet. Shpreh keqardhjen që e vonuat 2 vjet, por inaugurimin ta bëjnë ata që e nisën se u takon”, tha Berisha.
PD: Projektligjin e fondin pyjor dhe HEC-et i nisëm ne. PS: Ju e nisët, ne e përgatitëm 
Në seancën e sotme plenare, diskutimi i projektligjit “Për heqjen nga fondi pyjor dhe kullotsor Kombëtar të sipërfaqes dhe zvogëlimin në vëllim të fondit pyjor Kombëtar në ngastrat e ekonomive pyjore” është shoqëruar me debate të shumta midis opozitës dhe mazhorancës.
Deputetët janë përfshirë në replika me njëri-tjetrin teksa diskutonin në lidhje me investimet në këtë sektor. Deputetët e PD theksuan faktin se kjo qeveri nuk po bën asgjë për qytetarët, duke e quajtur atë të pa aftë teksa kanë përmendur investimet në rrugë dhe në ndërtimin e hidrocentraleve në kohën e qeverisjes së tyre. Deputetët socialistë janë përgjigjur duke thënë se ata janë dakord me të gjitha investimet që qeveria e kaluar ka bërë si në rrugë ashtu edhe në ndërtimin e hidrocentraleve, por problemi dhe paqartësia e tyre lidhet me çmimet e këtyre investimeve, me koston e lartë që ata kanë pasur. Ndërsa pretendimit të deputetëve demokratë se ky ligj që po diskutohet sot është përgatitur në kohën e tyre, deputetët socialist u janë përgjigjur se ligji i energjisë vetëm është diskutuar në kohën e PD, por ai është përgatitur nga kjo qeveri.
Ora 13:00 Shalsi: Ne nuk jemi kundër HEC-eve por kundër mënyrës se si është marrë vendimi për ndërtimin e tyre
Eduart Shalsi, deputet i Partisë Socialiste i ka ftuar deputetët e PS-së që të bashkëpunojnë në hartimin e një ligji sa më pozitiv në hartimin e ligjit për energjinë, dhe kjo sipas tij të jetë hera e parë që opozita dhe mazhoranca bëhen bashkë për hartimin e një ligji. 
“Po, energjia dhe korrupsioni mbetet një problem në Shqipëri. Por çfarë ka ndryshuar kjo qeveri për këtë problem. Në raportin ndërkombëtarë të 2014 thuhet që ky është një sektor i pa munitoruar dhe pa një vizion e strategji i politikës shqiptare.Objekti ynë është gjetja e asaj se si janë dhënë këto hidrocentrale. Ne nuk jemi kundër HEC-eve por kundër mënyrës se si është marrë vendimi për ndërtimin e tyre. Kjo do të sjellë shumë probleme ekologjike”, tha Shalsi.
Shalsi: Më surprizoi Bumçi për njohuritë në këtë fushë , tani po më surprizon edhe ti, për njohuritë e tua në këtë fushë. Kur gjysma e shqiptarëve nuk e paguanin energjinë elektrike për çfarë të flasim për HEC-et. A ka ndonjë prej jush të ketë ndërtuar ndjesë për CEZ? Po të dëgjonit fjalimet tuaja të 2008 do ti vinte turp për ato që keni thënë. Ju keni hequr fashon në 2006 me argumente absurdë, po me të njëjtat argumente edhe e keni vënë. Keni marrë disa vendime në një kohë fare të shkurtër, me argumentet të kundërta me ato që keni argumentuar kur keni mare vendimin. Shumë shpejt do të vijë ligji i energjisë së rinovueshme. Ka ndryshuar qasja ndaj sektorit ku pavarësisht sistemeve jemi në rrugën e duhur. Sfida jonë është sit ë lidhim një fond të veçantë për pyjet , për mjedisin. Në duhet të mendojmë një fond të veçantë për pyllëzimet.
Ora 12:45 Bumçi: Anuluat 16 kontrata koncensionare në sektorin e energjisë 
Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi në fjalën e tij ka akuzuar mazhorancën qeverisëse se nuk ka bërë asnjë investim duke theksuar se kjo qeveri ka anuluar 16 kontrata koncensionare në sektorin e energjetikës. 
“Keni anuluar 16 kontrata koncensionare, dhe nuk kemi bërë asnjë të re. Vetëm në Qafë Mollë janë 250 milionë euro investime. Por ju çfarë keni bërë në këto vite? Keni rritur çmimin e energjisë. 30 për qind të fushës së energjisë i furnizon sipërmarrësit privatë. Qeveria e re goditi investimet me energji, duke i quajtur ato investime korruptive. Me këto hidrocentrale krijohet mundësia e punësimeve. Një nga sektorët e rëndësishëm në vend është në krizë të madhe. Kjo është një qeveri e paaftë. Nuk janë shlyer detyrimet ndaj sipërmarrësve privat. Ky sektor është vendosur në presion të madh, për arsye që tu merren licenstat. Kjo klimë ka krijuar një zhgënjim të thellë tek këta sipërmarrës. Një qeveri që ka ardhur duke ofruar rilindje, por po sjellë rrënimin e vendit. Ky është rezultati i vërtetë i kësaj qeverie të paaftë, që duhet të largohet sa më parë.”, tha Bumçi.
Ora 12:00 Vokshi: Kuvendi duhej të diskutonte eksodin e largimit të shqiptarëve
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj në Kuvend, teksa diskutohej Projektligji “Për heqjen nga fondi pyjor dhe kullotsor Kombëtar të sipërfaqes dhe zvogëlimin në vëllim të fondit pyjor Kombëtar në ngastrat e ekonomive pyjore”, nuk u ndal në asnjë moment në këtë pikë.
Në diskutimin e saj ajo u fokusua edhe një herë në atë që grupi Parlamentarë i Partisë Demokratike kërkoi në seancën e shkuar plenare, për rishikimin e çmimit të energjisë, kërkesë e cila nuk u votua nga deputetët e parlamentit. “Ne u dhamë një shans në seancën e kaluar por ju e refuzuat duke mos e votuar amendamentin tonë për energjinë elektrike”, theksoi ajo. 
Në fjalën e saj Vokshi u shpreh se Kuvendi sot duhet të kishte si rend dite vetëm eksodin e largimit masiv të shumë qytetarëve shqiptar, që sipas saj janë papunësia, varfëria ekstreme që i ka shtyrë ata të marin rrugët e Europës.
“Varfëria, kriza ekonomike, mjerimi po rriten çod ditë e më shumë dhe kjo është arsyeja pse shumë të rinj po largohen nga shqipëria për një jetë më të mirë”, theksoi deputetja Vokshi.
Më tej ajo u ndal edhe tek personat me aftësi të kufizuar, për të cilët sipas saj qeveria nuk ka bërë një verifikim të saktë për numrin dhe pagesat që ata marin. “Kryeministri kishte thënë që kjo kategori do të paguanin 1 mije lekë në muaj ndërkohë që ata vazhdojnë të pagujan 25 mijë lekë. 
Sigal