Rroshi takim me banorët e lagjes nr.2: Fund problemit të furnizimit me ujë të pijshëm

458
Kryebashkiaku Elvis Rroshi ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes nr.2, me të cilët ka biseduar për investimet që janë kryer në këtë zonë dhe të tjera që do marrin jetë pas zgjedhjeve të 21 qershorit. Rroshi ka theksuar vendosmërinë e tij për t’i dhënë fund problemit të furnizimit me ujë të pijshëm për qytetin dhe komunat që do i bashkohen pas 21 qershorit bashkisë së re, brenda mandatit të tij të dytë. 
Kandidati i koalicionit të majtë është shprehur se zgjidhja e këtij problem mbetet sfida e tij më e madhe për 4 vjeçarin e dytë në rast se qytetarët e rizgjedhin në krye të bashkisë.
Rroshi ka thënë se nuk do të largohet nga dera e Kryeministrisë në rast se nuk zgjidhjet ky problem i trashëguar për 20 vite me rradhë. “Sfida ime personale do të jetë furnizimi i rregullt me ujë të pijshëm për bashkinë e Kavajës. Do të trokasë në derën e Kryeministrisë dhe nuk do të largohem deri sa ky problem të marrë zgjidhje”, ka deklaruar Rroshi.
Vetë kryeministri Edi Rama në vizitën që zhvilloi dy ditë më parë në Kavajë, shprehu mbështetjen e tij për projektet që bashkia e drejtuar nga Elvis Rroshi ka parashikuar dhe premtoi se me ndihmën e qeverisë do të realizohen në një kohë rekord.
Sigal