Rroshi: Gratë kanë treguar se janë të afta për të punuar në administratë

438
Kreu i bashkisë, Elvis Rroshi, njëkohësisht kandidati i mazhorancës për Kavajën, në takimin e zhvilluar me gratë e qytetit, është shprehur se femrat kanë treguar se janë të afta të punojnë në administratë, madje edhe më mirë se burrat. Rroshi ka deklaruar se gjërat kanë ndryshuar me shpejtësi për Kavajën, kryesisht pas 2013-ës, me ardhjen në pushtet të qeverisë Rama dhe mbështetjes që ajo ka dhënë për këtë qytet. 

“Gratë kanë treguar se janë të afta për të punuar në administratë. E dimë shumë mirë se sa kemi vuajtur deri në 2013-ën nga Berisha dhe bllokimit të fondeve për Kavajën, por mbas 2013-ës qeveria Rama na kadhënë një ndihmë të madhe. Filluam të bëjmë qendrën dhe rrugën dalëse drejt Rrogozhinës, por kemi ende shumë projekte për të realizuar. Shumë shpejt do të ndërtohet një park madhështor, me pishinë të mbyllur, kalçeto dhe shumë ambiente të tjera zbavitëse, për ju dhe fëmijët tuaj. Bashkia e Kavajës do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e madhe e promovimit të gruas, jo vetëm në Këshillin Bashkiak dhe administratë, por edhe në fusha të tjera me rëndësi për qytetin dhe banorët e Kavajës”, ka thënë Rroshi.
Sigal