Sigal

Nga Shezai Rrokaj:

Ky kryeministër di vetëm të mburret. Kryeministri e hapi siparin e ditës së sotme me Rrugën e Pogradecit. Kjo rrugë që u bë kalvar i disa mandateve qeverisëse, me fonde mbi fonde, u përurua dhe u stërpërurua. Po sot kryeministri nxitoi përsëri të merrte ‘meritën’ si të ishte vepër e tij.

Kryeministri që çdo mëngjes prodhon reklama në ERTV për zhvillimin e turizmit
dhe ua shet shqiptarëve si për të vërteta, nuk jep përgjigje përse Vlora ka vetëm dy orë ujë të pishëm në ditë, përse i ka lënë ujërat e zeza të derdhen në det prej Shkollës së Marinës deri në Syrin e Kaltër. Mù aty, ku natyra ka lënë shpirtin e vet, e teksa çdo vizitori i kërkohen 200 lekë për ta vizituar, Qeveria nuk ‘gjen fonde’ vetëm për 2 kilometra rrugë të shtruar prej rrugës Nacionale. Ah, desh harrova, nuk ka ‘fonde’ as edhe disa tualete në mënyrë që vizitorët të mos marrin arratinë për të ‘mbledhur lule’ dhe, në kthim, të thonë: natyrë përrallore, por mjerë ne për këtë Qeveri që vetëm mburret.