Rrokaj: Fasadave u doli boja. Gjimnazistet dhe studentet te marrin ne dore te ardhmen e tyre

643
Sigal

Fjala e deputetit të LSI-së, Shezai Rrokaj

Nga përvoja ime e gjatë edhe në cilësinë e titullarit profesor dhe titullarit në universitet, por dhe me një përvojë shumë e gjatë si autor tekstesh në sistemin parauniversitar. Ç farë konstatoj? Domethënë problemi i madh i shkollës sonë është që duhet të largohet nga sloganet dhe eksperimentet. Duhet më shumë besim tek tradita dhe çdo gjë që duhet të futet duhet nga modelet duhet ta mbajë mirë shkolla, duhet ta suportojë sistemi dhe jo të bëhen eksperimente ku pa u tharë boja e një modeli vjen e një modeli tjetër e kështu me radhë.

Kjo e ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë shkollën, nuk dimë ku jemi unë do t’iu jap vetëm disa shembuj që ju të kuptoni se çfarë po ndodh. Tekstet e gjimnazit për të cilat ju ankoheni janë disa modele Oxford  e kështu me radhë. Çfarë ka ndodhur? Ndodh se midis programit nga klasa e parë deri tek klasa e nëntë që është cikli i parë dhe i dytë, cikli i tretë programet fërkohen dhe nuk shkojnë me atë sistem dijesh që ju keni marrë nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, e para.

E dyta, ata që i kanë përshtatur kanë bërë një përkthim fjalë për fjalë dhe nuk e kanë parë me logjikën e një mësuesi të lëndës që ta përshtat ai në kushtet tona. Kësisoj ju ndeshni terminologji, ndeshni fërkime nga njohuritë e që keni pasur, ndeshni papërshtatshmëri me programin, e para.

E dyta, sistemi i vlerësimit. Po tentohet të ndërtohet një sistem vlerësimi trial ose trisorë i them unë, unë jam gjuhëtar kështu që përdor dhe terma të tillë, i cili mbështet mbi provimin, mbi kontrollin e vazhdueshëm dhe mbi portofolin.

Tani këto jo se nuk bëhen jashtë, por ne në Shqipëri e kemi mundësinë t’i kërkojmë një të riu, ku do gjejë ai informacionin tjetër që të plotësojë portofolin me dije të tjera. Ku do ta ketë ai internetin. Unë do t’iu them një gjë që tek ne ku është fermentuar shkolla digjitale unë kam bërë një shkrim të tërë, së shpejti do vijë edhe një libër për reformat në arsim.

Shkollat digjitale, je dini që shkolla digjitale çfarë bën? Morën fotokopjuan ose kopjuan në CD atë gjë që ju e keni në letër dhe futën ca informacione shtesë. Në qoftë se ne do të ndërtojmë një portofol siç e mendojmë ne që nxënësi të ketë mundësi ta ketë atë, atëherë gjithë materialet plotësuese të shkollës digjitale duhet të ishte një dhe aty duheshin bërë të gjithë investimet që fëmijët tanë të kishin mundësi brenda shkollës me tableta të kishin informacion tjetër përveç atij që marrim në tekstin e printuar.

Ne themi shkolla qendër komunitare ndaj këtu ka marr erë çdo gjë, ndaj jemi që qiell me fjalën , por jemi nëntokë. Shkolla qendër komunitare, zonja Kryetare a e dini ç’do të thotë sipas statistikave jo të miat e jo të LSI-së, janë ndërkombëtare. 3-5% e nxënësve dhe e prindërve marrin pjesë në atë që quhet shkolla qendër komunitare që do të thotë janë vetëm slogane dhe vetëm makijazhe. Nuk behën reformat as duke dalë në televizor as siç bën kryeministri as duke parë televizor. Reformat bëhen aty ku duhen.

Shiko çfarë eksperimenti, për shembull u hoqën celularët, atë dite që asambleja franceze mori vendimin për heqjen e celularëve pasi kishte kaluar dy ligje pra një debat shumë i madh për celularët se celularët konsiderohen edhe mjet   shumë i rëndësishëm i komunikimit dhënies së informacionit. Teknologjitë nuk kanë lindur kot. Pra bëhet një debat që nga viti 2012 deri në vitin 2017 me dy ligje. Njëri doli në 2015 dhe Macron e vendosi edhen ë fushatën e tij elektorate. Dhe tani ministria jonë çfarë bën? Me një urdhër, me një pikë të vetme ndalohen celularët. Se ku do i vendosin këta nxënës celularët, a i kanë mundësitë, mund të ruhen celularët nga keqbërësit, a mund të vendos një mësues të marrë një celular, se nuk mundet, celulari është pronë private. Ç’do të thotë të ndërhysh  në çantën e një nxënësi, çanta është e tij. Çdo të thotë të përdorësh celularin andej këtej? Në cilat ambiente duhet përdorur dhe s’duhet përdorur, pra këtu bëhen reformat si për shembull, kujt i shkonte ndër mend në mes të vitit në gjysmë të vitit ti thua nga gjashtë lëndë të bëjmë tri lëndë.

6 pjesëtim për 2 barazim me 3. Ndërkohë që gjysma është bërë si mund ta bëjë një mësues  t’i përputhet lëndët me njëra tjetrën, kjo është një çmenduri. Matura, pse do vazhdohet me të njëjtën mendësi që vendosi qeveria Berisha? Nuk e ka bërë Rama siç pretendon. Por në qeverinë Berisha kishte tjetër koncept matura sepse çdo provim ishte barabartë nga pikëpamja e vlerësimit sa e gjithë koha që nxënësi duhet për 3 vite për të grumbulluar mesataren e pikëve, pra kishte pikë të barabarta. Sot nuk është kjo, ç’na duhen ne katër lëndë, përse?

Ku gjithë sistemet e tjera, qoftë edhe anglisht, anglishtja është një gjë vetjake siç është futur anglishtja në shkollën e lartë. Po e dini as paguajnë familjet shqiptare? 100 000 lekë të vjetra për çfarë? Për një copë letër. Janë krijuar agjenci këtu që vjedhin në mënyrë të hapur me ligj. Për të dhënë disa kartonë, që nuk njihen asgjëkund. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që ne na duhen 2 lëndë. Siç kanë dhënë që nga Aristoteli, që nga Greqia e lashtë, matematika dhe Gjuhë Letërsia janë lëndët bazë që mund të kërkohen, çfarë do të thotë një sistem që, tani kanë filluar që në dhjetor, nuk i mjaftonte as janari dhe mbaron në tetor, po sistem seleksionimi është, çfarë është ky stres për ti mbajtur nën presion njerëzit, po bëj 2 provime në fund të vitit, në qershor, shpalli rezultatet që në qershor dhe fakultetet dinë se kë të zgjedhin, se ku i kërkojnë ata mesataret e tyre, në cilat profile, shoqërore, në shkencat ekzakte apo provimet tjera siç i kanë artet apo arkitektura, që kanë specifikat e tyre dhe ja ku zgjidhet problemi, pse duhen mbajtur fëmijët tanë nën trysni, nën presion, kjo është një çmenduri e jashtëzakonshme.

Sapo e miratuam ligjin para universitar, më thoni ju mua se ju jeni më të mençur se ne, aty thuhet portali mësues për Shqipërinë, ti mund ta vesh këtë për partinë, por në ligj, ai ligji është për Shqipërinë se ne nuk kemi të drejtë të bëjmë ligje për Greqinë, që ta dallojmë portali mësues për Shqipërinë nga mësues për Greqinë, për Kosovën, për Maqedoninë, etj.

I thamë 100 herë, hiqni dorë nga politizimet, hiqni dorë nga eksperimentet, uluni me këmbë në tokë, aty ku feniksi ngrihet nga hiri i vet dhe ku duhet të ngrihet shkolla jonë. Tani po e shikoja z. Kryetare se çfarë ne i kishim thënë qeverisë para se të miratonte ligjin, i cili protesta e ka nxjerrë shumë të debatuar. Nuk na ka pyetur njeri, ai ligj është bërë nga lobime të caktuara të privatëve, ka transformuar një model që 12-15 vjet ne e ngritëm mbi sistemin e Bolonjës, ky vjen si një model i shartuar anglo-sakson, që implementimet në Shqipëri në mënyrë të çuditshme dhe jashtë mundësive. Ore ku është shkruar që thotë kryeministri se në master nuk mban përgjegjësi shteti, ore e di kryeministri që pa master që këtu nuk të merr njeri në punë, kush të merr në punë pa master, me bachelor nuk të merr njeri në punë, shko në Kosovë, unë jap mësim në Maqedoni, nuk ka tarifa kaq të larta.

Në nenin 5 të ligjit para universitar dhe këtu dua ta mbyll se ndoshta e zgjata shumë, por janë disa gjëra shumë praktike, në neni 5 thuhet se arsimi është falas, falas në çdo ligj kuptohen 3 gjëra: mësimdhënia që është shumë e rëndësishme, teksti që është falas dhe shkolla biblioteka, mjediset dhe të gjitha me radhe.

Ku e gjen ky këtë të drejtë që duhet ti ktheni librat ju, merrini në përdorim, Franca, e bën dhe Suedia se nuk jemi të pashkolluar, madje jemi më të shkolluar se kryeministri, por ato shpenzojnë për të prodhuar një tekst që nuk griset ti të mundohesh gjithë ditën, me çfarë çmimi prodhohen librat këtu që ti e kërkon këtë.

Por, unë kam një këshillë ju përpara se ju jeni një hap para nesh sot, ne duhet të ndërtojmë një sistem arsimor të mbështetur, mbi traditën dhe mbi ato përvoja që tradita i pranon. Nuk mund të bëjmë dot eksperimente, se ne jemi kaq të mençur sot, kemi parë aq shumë dhe e dimë se si bëhen, por problemi është që këtu ligjin e arsimit të lartë kush e bëri, e bënë disa që nuk kishin drejtuar asnjëherë sistemin e arsimit të lartë, nuk e dinë se ku pikon çatia. Psh: në 2014 z. Kryetare, 3 vendime shkatërruan Universitetin: e para u hoq sistemi part-time që mund të kthehej në sistemin mësim në distancë, heqja e këtij sistemi goditi të ardhurat e universitetit, e dyta u hoqën doktoratat, ç’do të thotë kur ti me ligj e përcakton që universiteti ka ciklin e doktoratave dhe ti e heq atë, edhe kjo i penalizoi universitet dhe vendimi i tretë që goditi universitetit, fakultetet të gjendura nën trysninë e falimentit rritën tarifat e shkollimit dhe nuk është se universitetet që universitet shpenzojnë për rojet shifrat që ai përmendi.

Shifrat i shpenzojnë sepse ai nxori në 2014 një vendim të Këshillit të Ministrave i cili përcaktonte se roja fizike në objektet private apo publike, duhet ti kishin rrogat nga 240 mije + 50% që shkonte 360 mijë, kemi qenë aty ne, na ka goditur në kokë, por nuk e ngritën universitetet këto, lufta juaj bashkë me ne është kjo ta zbresim atë qeveri të sloganeve, ne duam një qeveri për njerëzit, për qytetarët, për ju, sepse ju jeni aseti më i vyer që kemi ne, banka më e madhe që ka Shqipëria dhe po e larguam edhe brezin tuaj siç kërkon ta largojë ky kryeministër, më mirë preferojmë të largojmë këtë kryeministër dhe qeverinë e tij dhe t’ju mbajmë ju këtu. Faleminderit.