Rrokaj dhe Spahiu takim me strukturat e LSI-së në Pogradec: Shpërndahen 300 karta të reja anëtarësimi

465
Sigal

Gazeta Telegraf/


Në kuadër të
fushatës për zgjedhjet e 6 nëntorit, kandidatët për kryetarë të LSI-së, z. Shezai
Rrokaj dhe z. Përparim Spahiu si edhe Nënkryetari i LSI-së, z. Endrit
Braimllari, zhvilluan një takim me strukturat e kësaj force politike në
Pogradec.

Gjatë fjalës së
mbajtur në këtë takim, z. Endrit Braimllari tha se gara e 6 nëntorit e forcon
Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe e bën më gjithëpërfshirëse e më të hapur
për të rinjtë e të rejat.

“Është një garë e
cila forcon Lëvizjen Socialiste për Integrim , është një garë e cila e bën LSI
më të fortë, më të bashkuar, e vazhdon rrugën e hapjes së LSI, por mbi të
gjitha është një garë që do të sjellë një ristrukturim total të gjithë
strukturave të LSI. Ajo çka është më e rëndësishme për LSI ka të bëjë
gjithëpërfshirjen. LSI është e hapur për të gjithë ata që kontribuuan ndër
vite, por nga ana tjetër LSI është e mirëpritur për të gjithë ata të rinj dhe
të reja që duan të japin kontribut dhe të vazhdojnë rrugën e suksesit, rrugën e
pandalshme në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Pogradeci ka nevojë për
politikanë të cilët kontribuojnë në parlament për rritjen e investimeve, që
lobojnë në parlament për zhvillimin e turizmit, por mbi të gjitha Pogradeci ka
nevojë për një klasë politike të përgjegjshme,për një klasë politike e cila
siguron një të ardhme të suksesshme për të gjithë këta të rinj dhe të reja”, –
deklaroi Nënkryetari i LSI-së, z. Braimllari.

Ndërsa, kandidati
për kryetar, z. Shezai Rrokaj, tha se platforma e tij i shërben shëndoshjes së
LSI-së dhe se kjo është një garë mendimesh, platformash, që do të nxjerrin një
fitues dhe asnjë humbës.

“Unë mendoj se
platforma ime i shërben shëndoshjes së LSI. Sepse unë nuk mendoj se kjo është
një garë rivale, kjo është një garë mendimesh, platformash, që në fund të ditës
do të nxjerrin një fitues dhe asnjë humbës. Fituesi do të jetë LSI”, – u shpreh
z. Rrokaj.

Kandidati për
kryetari i LSI-së, z. Përparim Spahiu, tha se LSI është e vetmja forcë politike
që rritet çdo ditë dhe që në të ardhmen duhet të ketë një rol parësor dhe një
udhëheqës në politikën shqiptare. Për

“Ilir Meta ka
bërë një marrëveshje për të bashkëqeverisur në koalicion me Partinë Socialiste
një marrëveshje e ndershme politike për ta çuar Shqipërinë disa hapa përpara.
Mirëpo për të çuar përpara, në analizën time, por jo vetëm në analizën dhe
gjykimin tim, janë bërë me ngërçe ose nuk janë bërë fare. Unë mendoj se këto
zhgënjime të shqiptarëve, ne anëtarët e LSI duhet t’i shohim me sy kritik dhe
t’i minimizojmë që tani. Ka ardhur koha që LSI, e cila është e vetmja forcë
politike që rritet çdo ditë, të ketë një rol parësor dhe një udhëheqës në politikën
shqiptare dhe në shoqërinë shqiptare. Për mua, por jo vetëm, LSI duhet të jetë
e para që nuk duhet të prodhojnë kryeministrat që nuk kanë teserën e partisë
sonë dhe që na vendosin përpara faktit të kryer në shumë vendimmarrje të
rëndësishme. Sepse ne nuk duhet të paguajmë më faturën e dështimeve dhe të
mëkateve të partive të tjera që kanë nevojë për votat tona, që marrin timon e
Shqipërisë dhe bëjnë eksperimente me drejtimin e saj”, – deklaroi z. Spahiu.

Gjatë takimit në
Pogradec u shpërndanë gjithashtu edhe 300 karta të reja anëtarësimi.